Demë (Isuf) Mulaj

Perkujtime

E shtunë, 06 dhjetor 2025

Demë (Isuf) Mulaj

Më: 28 tetor 2025 Në ora: 00:00
Demë (Isuf) Mulaj

Sot e çdo ditë, zemra jonë mban një boshllëk që as koha nuk mund ta mbushë.
Më 28 tetor 2012, u shua një dritë e madhe në jetën tonë — babai ynë i dashur, njeriu me zemër të artë dhe shpirt të pastër.

Ai ishte shembulli më i bukur i dashurisë, i përkushtimit dhe i ndershmërisë. Ishte njeri me zemër të madhe, gjithmonë i gatshëm të ndihmonte të tjerët pa pritur asgjë në këmbim. Me besnikërinë dhe vlerat e tij, la pas kujtime që do të jetojnë përgjithmonë në çdo hap të jetës sonë.

Edhe pse nuk je më fizikisht mes nesh, ndjejmë praninë tënde në çdo frymë, në çdo kujtim, në çdo këshillë që na ke dhënë. Do të mbetesh përgjithmonë babai ynë i dashur — njeriu më i vlefshëm dhe më i dashur i jetës sonë.

Të kujtojnë me mall:

Bashkëshortja, djemtë, vajzat, rejat, nipat dhe mbesat.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat