Kur zhurma pushon,
e pluhni bjen për dhé
edhe Qiella g’zohet
xixllojn yjet n’te!
Uji kthjellet, gurgullon gurra,
Qielli ré nuk ka,
hapet rruga, mendja ndritet,
zhurmë gjithmonë nuk ka!
Zhurmaxhit i tretë errësina,
se Drita i frigon,
bijt’ e Lavernës duen terrin,
ashtu lindin, ashtu janë!
Rrugën që Ti zgodhe,
n’ketë Rruzull me shtegtu,
kush me Ty n’at rrugë eci,
t’Mirën, t’Drejtën, me kundru?
Zhurmaxhit aty vend s’patën,
se t’mbarën ata s’e donë,
ndjenja t’amla nuk njohën,
as me i njoh kurrë nuk kanë!
N’horizont duket Ylberi,
dallandyshja tash ka shku…
nuk kalon nji ditë e motit,
Fjala Jote pa m’kumbu!
familja Nura