Prof.Shaban (Zenun) Mulliqi

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

Prof.Shaban (Zenun) Mulliqi

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 00:56
Prof.Shaban (Zenun) Mulliqi

Tri vite sa tre shekuj pa Ty më i dashuri ynë

Ndjenjat tona për Ty baba, bashkëshort dhe gjysh  kurrë i paharruar nuk mund të shkruhen. Ato ndjehen. Ndjenjat tona pa Ty  janë të burgosura thëllë në shpirt e në zemer. Vdekja jote e hershme na hapi plagë që nuk shërohen kurrë.

Dashuria   veq sapo  lindë dhe  po rritet qdo ditë e më shumë. Dashuria dhe malli që kemi edhe pas tri vitësh për Ty baba i dashur nuk  shterohen , ato  do të mbeten te përhershme në mendjet dhe në zemrat tona  të venitura deri sa të jemi gjallë.

Sytë sot në përvejtorin e vdekjës tënde i kemi drejtuar lartë nga qielli, atje lartë prej nga na shikon Engjelli jonë.

Ti je Babi ai qe na jep guxim , na jep forcë dhe kurajo që të mposhtim dhembjen dhe mallin qe kemi për Ty.Ti je mbeshtetja e madhe e jetës sonë . Po na mungon buzëqeshja dhe po na mungojnë  fjalët Tua të ëmbla të cilat gjithmonë do të jenë udhërrefyese e jetës sonë .

Ishe dhe ke mbetur  krenaria  e familjës sonë.

Nuk të harrojmë kurrë.

Me mall të kujtojnë: Bashkëshortja Hasimja, djemtë Miloti e Kastrioti, vajzat Mirlinda e Florentina dhe mbarë Familja Mulliqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat