ING. Bajram (H) Morina & Ryvije (V) Morina

Perkujtime

E premte, 29 mars 2024

ING. Bajram (H) Morina & Ryvije (V) Morina

Më: 26 dhjetor 2017 Në ora: 00:21
ING. Bajram (H) Morina & Ryvije (V) Morina

Sot më 26 Dhjetor u bënë 17 vite e dy muaj pa të çmuarin tonë. 

Sot më 26  Dhjetor u bënë një vit nga ndarja e gjyshes dhe vjehrrës tonë të dashur.

Për më të dashurit e mi, Babin dhe gjyshen.. Unë nuk e përjetova dashurinë e gjyshërve, por u rrita dhe u edukova me dashurinë tënde…familjarët gjithmonë e thonë që të ngjasoj shumë, sa kënaqësi, i bekuar qoftë gjeni! Ti nëna konakut, që i dhe jetë një patrioti, trimi dhe familjari sikur ishte Babi im. Sa i egër dhe zemërak është malli për ju. Kur simfonia e shpirtit tënd pushoj, unë nuk mund të isha aty për ta dhënë lamtumiren e fundit, për me i përqafu edhe njëherë ato duart e ngrohta, të ti shihja për së fundi herë ata sy që  dhimbja e vdekjes së babit, jau humbi shkëlqimin e jetës…..por të kujtoj gjithmonë  të gjallë, dhe amanetet ti përcolla nëpërmjet nënës. Babi shpresoj që gjyshja ti tregoj fjalët që kurrë nuk arrita të ti them dhe ti dëftoj planet e mia, gjyshes ja hapa zemrën sepse gjithmonë i besoj sukseset që i gëzoj sot .. Ju faleminderit që të kaluarën ma bëtë të shenjtë dhe të  ardhmen të bekuar, dhimbja dhe zemra ime që qanë në heshtje për ju sot, ishte gëzimi që e jetuam së bashku dje.

Ju kujtoj me mall dhe krenari, mbesa e vogël dhe sugarica e BABIT, Marigona B.Morina nga Zvicra me familjen e ngushtë, Nëna (reja ) Habibj, si dhe nipat e mbesat në Kosovë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat