7 vite pa Tekiun - Bota Sot
7 vite pa Tekiun

Perkujtime

E diel, 18 nëntor 2018

7 vite pa Tekiun

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 00:26
Teki Dervishi

Si çdo herë, edhe sot në këtë përvjetor të ftohtë të kujtojmë me nderime, dhe falënderimet më të thella, për jetën dhe veprën tënde, për kontributin tënd, për shërbimin që ia bëre popullit tonë, e mbi të gjitha kulturës, publicistikës dhe gazetarisë...

Ishe ndër themeluesit e Gazetës Kombëtare “Bota sot”, që prej themelimit të saj 23 vjet më parë.... Ishe pikërisht ti, që krijove stafin e parë të Redaksisë "Bota sot" , të  kësaj shtëpie të madhe mediatike.

Të gjitha veprat e tua, ishin monumente të gjalla, sepse në vete bartnin mesazhe njerëzore, që dinë të burojnë, vetëm nga shpirti i madh i autorit, siç ishe ti, luftëtar i pamposhtur për njerëzoren, për të mirën e vendit, për të bukurën....

Ti nuk u dorëzove kurrë , as para furtunave më të mëdha....Njerëzit e mëdhenj, siç ishe ti, sakrifikojnë edhe shëndetin në të mirë të njerëzimit....Ti bërë shumë për letërsinë, publicistikën, për vargjet e shkruara dhe për Kosovën, o i madhi Teki.

Kolumnet tua atëkohë në “Bota sot”, ngritën në këmbë gjithë Kosovën, sepse ti ishe maestro i rrallë dhe artist i madh, por mbi të gjitha ishe atdhetar.

Me pendën e artë dhe kulturën tënde, arrite ta gozhdosh, madje edhe armikun, sepse ti ”luftën” e bëre me vargje, dhe solle paqe mes nesh.

Ti ishe poezi e shpirtit dhe prozë e mendjes, ishe veprimtarë kombëtarë, njeri i mençur dhe i guximshëm. Ishe intelektual i kalibrit të lartë, njeri i pa epur, i cili kurrë nuk diti të thotë ‘jo’ dhe kurrë të  lodhet. Ti u ndave vetëm fizikisht nga ne, ngase veprat tuaja, do të jetojnë derisa të ekzistojë njerëzimi...

Andaj, sot në përvjetorin tënd të shkuarjes në botën tjetër,  ne stafi i Gazetës “ Bota sot” përulemi para veprës dhe imazhit tënd njerëzor.

Me respekt të përkujton çdoherë :

Stafi i gazetës “ Bota Sot”

Prishtinë/ Kosovë/ Diasporë/

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test