Shpresa Mazrekaj - Bota Sot
Shpresa Mazrekaj

Perkujtime

E diel, 18 nëntor 2018

Shpresa Mazrekaj

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 00:11
Shpresa Mazrekaj

Thonë që koha shëron plagët, por plaga jonë veç vazhdon të rritet. Mungesën tënde e ndjejmë në çdo hap që bëjmë.

Vuajmë pse vdekja të mori aq shpejt dhe aq papritur. Ike në lulen e rinisë e si ngushëllim na i le vetëm kujtimet për çastet e bukura që i kaluam.

Kujtimet për ty i ruajmë si gjënë më të shenjtë dhe më të vlefshme në jetën tonë. Të vlefshme siç ishe ti e dashur motër, e dashur bijë!

Plot 29 vite po bëhen, që kur ti më nuk je në mesin tonë, më e dashura jonë. Në këto 29 vite pa ty, na ka shoqëruar vetëm pikëllimi dhe shpresa se një ditë do të bëhemi bashkë.

Nuk ka fjalë që përshkruan dhimbjen e pikëllimin që e ndjejmë, sepse ajo që ndjehet në zemër nuk thuhet me fjalë.

Përherë të mbajmë në zemër.. Ndonëse fizikisht nuk je në mesin tonë, përmes rrezeve të diellit e ndjejmë rrezatimin e mirësisë që të karakterizonte.. Eh sa do të donim ta kthenim kohën prapa, për ta jetuar dhe për ta zgjatur momentin e fundit pran teje...

Me shumë mall e dashuri, të përkujtojnë baba Ibrahimi, nëna Vasfija, vëllezërit Xhevdeti, Xhaviti e Xhevati dhe motrat Shqipja e Shkëndija.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test