Atdhe Sokol Zeqiraj - Bota Sot
Atdhe Sokol Zeqiraj

Perkujtime

E mërkurë, 17 tetor 2018

Atdhe Sokol Zeqiraj

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 00:09
Atdhe Sokol Zeqiraj

Shumë qetë, pa as një fjalë, në kohën kur më së shumti filluam të prisnim nga Ti, pa asnjë fjalë dhe pa na thënë lamtumirë, ike nga ne, për të na lënë gjithmonë me mallë dhe të pikëlluar e zemër të thyer për Ty, Atdhe! Sot u bënë katër vite, Atdhe, si një shekull, pa buzëqeshjen, fjalët, afërsinë dhe pa ngrohtësinë tënde, që vetëm Ti dite të na dhuron, ne, babait dhe nënës, vëllezërve dhe motrës, familjes dhe miqve! Jetës sonë ju shtua një dhembje, por, dhe një krenari e mburrje që ike faqebardhë dhe na le jetën tënde, aq të shkurtër, me plotë krenari.

Të kemi dashur shumë, Atdhe! Do të duam edhe më shumë, sepse Ti ike nga kjo botë, por, u përjetësove në botën përjetshme me një dashuri të Zotit, që të mori përvete. Faleminderit që na le faqebardhë, ballëhapur dhe krenarë!  Mburremi me Ty, me jetën dhe mënyrën se si na respektove, nderove dhe motivove për jetën!

Përjetësisht dhe me krenari: babai Sokoli, nëna Florija, vëllëzerit Arbëri dhe Albini,  motra Anita, xhaxhallarët Avdija, Mala, Afrimi dhe Vatani me familje si dhe  mbarë familja Zeqiraj dhe farefisi i gjerë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test