Kaloi një vit i pamëshirshëm e lotët e malli për ty Nënë janë ende të freskët si ditën kur u ndamë.
S'ka fjalë, as lot e as vaj që e shuan mallin për ty mbretëresha ime.
Ti ishe një grua e fortë, një Nënë dhe një baba për një kohë të gjatë për ne.
Na rrite dhe edukove me shumë mund e shumë sakrifica.
Në zemrën time dhe të gjithë familjes do jetosh gjithmonë Mbretëresha Rabë, Nëna ime.
Shpirti yt u prehtë në Paqe o engjëlli im.