Binak (Rexhë) Haxhiaj - Bota Sot
Binak (Rexhë) Haxhiaj

Perkujtime

E martë, 20 nëntor 2018

Binak (Rexhë) Haxhiaj

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 00:37
Binak (Rexhë) Haxhiaj

Sot më Datën 31.10.2018. u bënë Katër vite pa ty vëlla, bashkëshort, Baba,vjehërr, gjysh i dashur.

- Vitet kalojnë por malli për ty nuk shuhet kurrë vetëm sa vjen dhe shtohet.

- Të shkruash përkujtim për ty nuk është aspak e lehtë sepse fjalët që shkruajmë nuk shprehin dhembjen dhe mallin që ndjejmë për ty .

- Të jetosh në zemrat e atyre që i le pas do të thotë të mos vdesësh kurrë.

-Nga dita në ditë e kuptojmë se koha nuk Shëron plagët por na mëson të jetojmë me to.

-Linde për të jetuar dhe jetove për të mos vdekur kurrë.

-Nuk janë vetëm ditët muajt dhe vitet që do t`i ndjejmë për ty por është një jetë e tërë që ne mall në shpirt do të kemi.

-Fjalët veprat mirësinë dashurin dhe bujarinë tënde do t`i ruajmë si gjënë më të shtrenjtë deri në përjetësi. 

-Ishim me fat që të patëm por mbesim të pikëlluar për ty përgjithmonë që të humbëm..

Të përkujtojmë me mall:

Vëllai Ujkani me  bashkëshorten Ajshen, djemtë: Enveri, Arbeni Agroni

Motrat: Hakja dhe Rusha 

Bashkëshortja jote: Sanija, djemtë:Gëzimi, Kujtimi, Afrimi dhe vajza Merita.

Rejat: Laura, Faketi, Besa. 

Nipat: Joni, Olti, Ledioni, Kledi 

Mbesat: Jona, Elsa, Jeta. 

Si dhe mbar Familja Haxhiaj nga Peja Rugova dhe diaspora.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test