Driton Krasniqi - Bota Sot
Driton Krasniqi

Perkujtime

E hënë, 19 nëntor 2018

Driton Krasniqi

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 00:28
Driton Krasniqi

Ne nuk jemi larg, jemi vetëm nga ana tjetër e udhëtimit.

1 nëntor data më e mallkuar në jetën tonë, kjo datë e cila ndaloi në gjysmë buzëqeshjen tënde Bir, vëllai jonë.

3 vite pa Ty Driton. Arrijmë ti ngrohim zemrat tona me kujtimin për Ty i shtrenjti ynë. Bir, vëlla, duke kujtuar dashurinë e madhe që na le në zemrat tona.

Çdo fjalë që shkruajmë është e pakët që ta përshkruajmë zbrazësinë dhe mallin për Ty.

Kaluan plot 3 vite që na humbi lumturia që kishim për Ty.

Lotët nuk kanë të ndalur, por gjithmonë do të krenohemi që patëm një djalë dhe vëlla fisnik dhe bujar si TY. Puna, vepra dhe fjalët do të mbesin gjithmonë udherrëfim për ne.

Me shumë mall dhe dashuri të përkujtojnë: Nëna Nexhibja, babai Demiri, vëllai Shkëlqimi, kunata Elmazja dhe Nipat Roni dhe Dritoni.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test