Shukrije Durmishi

Perkujtime

E enjte, 18 prill 2024

Shukrije Durmishi

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 00:27
Shukrije Durmishi

Sot po bëhen dy vite nga ndarja jonë fizike, Nënë e dashur. Koha po ecën, dhe jeta apo vazhdon pa prezencën tënde fizike. Vështirë shume te përballemi me mungesën Tuaj. Projektet, planet që bashkërisht i kemi ideuar apo edhe kemi filluar t’i realizojmë po ecin para. Po ecin sikur të ishin amanete tuajat. Fëmijët po shkollohet dhe sidomos Redoni – që për ty ka qenë më i përkëdheluri dhe prioritet në çdo aspekt – tanimë ka trasuar rrugën e vet arsimore e profesionale si është më së miri.

Mërzitem shumë që t’i nuk je fizikisht në mesin tonë, të shohësh dhe përjetosh progresin dhe projektet tona që bashkërisht i kemi bërë duke ecur para. Por gjejmë ngushëllimin pikërisht tek fakti që amanetet tuaj po realizohen me bashkëpunimin e gjithë familjes tonë, sidomos me qëndrueshmërinë dhe vullnetin që na jep Abeja ynë e i yti.

Ti, veprat tuaja, planet tuaja bëjnë që Të jesh në çdo moment në mesin tonë. Faleminderit për gjithçka që bëre për neve, pa kursyer asgjë. Jemi krenarë me veprat tuaja dhe me ty Nënë. Prandaj pusho e qetë!

Të përkujton bashkëshorti Sabiti, djemtë Remi me Melin, Fexhi me Fetin, Fatoni, vajza Lindita, nipat Redoni, Olisi, Klevisi, Erisi, mesat Elina dhe Era.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat