Rajmonda Gashi

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Rajmonda Gashi

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 00:30
Rajmonda Gashi

Sot bëhen një vit plot pikëllim e mall për humbjen e hidhur së më të dashurës sonë, Rajmonda engjëlli ynë më i bukur që ike e na le përgjithmonë të pa krahë.

As fjalët e lotët e tërë shpirtit nuk e shprehin dot boshllëkun e krijuar në zemrat e më të dashurve tu, mu në lule të fëmijërisë tënde u ndave papritur nga kjo jetë pa patur mundësi për të thënë lamtumirën e fundit!

Qenka pafundësisht e vështirë ta përjetojmë këtë dhembje kaq të thellë, ku vetëm dashuria e paskajshme që ndiejmë për ty e rritë dhe mbanë gjallë shpresën për të të ritakuar në amshim... 

Rajmonda më e dashura jonë, zemrat tona vazhdojnë të rrahin fort për ty e me bindje që tanimë je në një botë më të bukur duke na vëzhguar me krenari se jemi durimtarë të devotshëm vetëm për hir të shpirtit tënd të dëlirë.

Të kujtojnë me mall të pashuar Babi Agoni Nena Vjosa dhe motra Anea.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat