Alija Aliajdaraj

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Alija Aliajdaraj

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 00:09
Alija Aliajdaraj

Është vështirë të gjejmë fjalët për ta shprehur mallin, dhembjen dhe mungesën tënde me të cilën po jetojmë Babush!! Na mungon dashuria dhe prania jote por ti ke lënë aq shume kujtime të cilat s’kemi për t’i harruar kurrë. Dhimbja jonë nuk do shërohet kurrë! Si mund të harrohen gjërat të cilat ke bërë për ne?

Kaluan ditët, muajt dhe erdhi viti pa ty...na duket sikur çdo gjë ka ndodhur tani shumë afër, na trishtohet shpirti dhe lotët tona nuk ndalojnë. Ishe babushi jonë...bashkëshorti i mirë dhe gjyshi i paharrueshëm. Do të kujtojmë përjetësisht se i kishe virtyte të larta njerëzore.

I respektuar dhe i paharruar për ne, dhe për të gjithë ata që të njohën. Jemi krenarë që të patëm. Nuk do të thotë se vdekja të ndau nga ne, sepse gjithmonë ekziston pranë nesh.

Të përkujtojnë me mall: Bashkëshortja Sofa, vajza Aljona, djali Alushi, dhëndri dhe nipi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat