Halit A. Qorraj - Bota Sot
Halit A. Qorraj

Perkujtime

E diel, 09 dhjetor 2018

Halit A. Qorraj

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 00:26
Halit A. Qorraj

Mjegulla vjeshtake  mblidhet lëmsh, në maje të bjeshkës fryen një puhizë  dhe e zhdaravitë krepave e rudinave , sikur malli për TY që troket në telat e shpirtit e kujtimi damarëve të zemrës për të mos harruar kurrë o Shok i dashur.

Sa pahetueshëm po zbresin  vitet , unë nuk i numëroj ato sepse loti në qerpikë nuk ngrinë kurrë, e malli i egër sa vjen e shtohet.Nga motët që i kaluam së bashku , ruaj në kujtesë virtytet tuaja njerëzore, buzëqeshjen e ëmbël,fjalët e peshuara burrërore që janë fanar në rrugëtimin jetësor . 

Sot po i shkruaj këto fjalë në  heshtje si shenjë respekti, sepse me kujtimet për TY zgjohem agimeve e  errëm mbrëmjeve se ato  nuk i zbeh stina as moti .

Përjetësisht të kujton :

HALIL TETAJ.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test