Sot, një vit pa vëllain tonë të dashur
I dashur vëlla!
U bë një vit, që ti më nuk je në mesin tonë. Dhe, thonë se koha shëron plagët, por nuk qenka e vërtetë.
Dashuria jote për familjen, rrethin dhe të afërmit tuaj, ishte gjëja më e shtrenjtë që ti vlerësoje.
Sa i urtë e sa bujarë që ishe. Ishe burrë i besës dhe fjalës.
Sa na ka marrë malli, e më sa dashuri do ta kthenim kohën, që edhe njëherë të të kishim afër, e të çmalleshim së bashku!
Me mall të kujtojnë motrat: Nepa me familje nga Dranoci i Deçanit, si dhe Shkurta me familje nga Gorozhdeci i Pejës.