Melissa Toplanaj

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Melissa Toplanaj

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 23:56
Melissa Toplanaj

Sot, më 13.12.2018, bëhet një vit që jetojmë me dhimbjen e quajtur.

Çka mund të shkruajë një Nënë, një Baba, një Motër, një vëlla,  për më me të dashurën e tyre, visaren më të shndritshme të jetës, bijën tonë dhe motrën e e vëllait Luisit dhe Emmës së vogël, për Melissën, kuptimin më të mirëfilltë tonën.    

13 dhjetori i vitit 2017 ishte ditë e dhimbshme dhe tepër pikëlluese  për familjen tonë. Të humbëm, Ty Melissa jonë e shtrenjtë, duke jetuar vetëm me kujtimet dhe dashurinë e pakufi për Ty. 

Vdekja ishte ajo që të mori dhe të ndau nga ne përgjithmonë. Jetojmë  të pikëlluar për mungesën tënde dhe çdo ditë e më shumë e ndiejmë zbrazëtirën që  na shkakton humbja jote.

 Megjithatë, Ti gjendesh mes nesh. Ti nuk shuhesh kurrë, je ngritur në qiell ku e kanë selinë engjëjt dhe atje ke banesën tënde të përjetshme. Jemi krenarë që të kishim aq të madhërishme dhe të dashur. Jemi krenarë edhe tash  që të kemi si kujtim e zjarr përcëllues në zemër. Je e pavdekshëm më e dashura jonë Messisa, që ike në moshën më të njomë, si një filizë e re, një engjëllushe e vërtetë dhe, vërtet ishe një engjëllushe që na mbush plot jetë. Na le me pikëllimin më të thellë dhe të përjetshëm. 

Do të mbetesh e pavdekshëm në mendjen dhe zemrat tona, shumë e dashura  jonë, Melissa. 

Me dashuri të pakufishme dhe mall të pashuar të përkujtojnë: Baba Arbeni, nëna Afërdita, vëllai Luisi  dhe motra Emma, nga  Rickenbarch të Gjermanisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat