Deputetja e VV-së: Letra e presidentit Trump tregon mosbesimin e Amerikës ndaj Thaçit

Politika

Deputetja e VV-së: Letra e presidentit Trump tregon mosbesimin e Amerikës ndaj Thaçit

Nga: A.M. Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 21:50
Donald Trump dhe Hashim Thaçi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka komentuar letrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump  drejtuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ajo përmes një prononcimi për “Bota sot” ka vlerësuar se kjo letër tregon për lojërat e Thaçit të cilat nuk i përkrah SHBA-ja.

“Kjo është letër deshifruese në fakt kjo letër tregon se lojërat e Thaçit që ShBA nuk i përkrah. Pra kjo nuk do te kishte asnjë të keqe sikur negociator të mos ishte Hashim Thaçi. Letra tregon mosbesimin e Amerikës ndaj Thaçit”, ka thënë deputetja e VV-së për “Bota sot”.

Image
Drita Millaku

Gjithashtu, ajo ka deklaruar për “Bota sot” se Kosova po humb kohë me negociatat me Serbinë, pasi që Thaçi nuk i ka sjellë asnjë të mirë vendit.

“Duke marrë parasysh përvojat që i kemi deri më tani ky njeri asnjë të mirë nuk e ka sjell nga bisedimet me Serbinë dhe duke i shtuar edhe faktin se është i shantazhuar atëherë del përfundimi se ne do të  dalim humbës nga këto bisedime”, ka deklaruar Millaku për “Bota sot” .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat