Rrena e fundvitit për liberalizimin

Politika

Rrena e fundvitit për liberalizimin

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 19 dhjetor 2018 Në ora: 21:47
Ramush Haradinaj, foto ilustrim "Bota sot"

“Në këtë kontekst, duke pas parasysh rëndësinë publike të çështjes së liberalizimit të vizave, ftoj të gjithë përfaqësuesit të institucioneve që të janë të matur dhe të saktë në aspektin procedural të vendim-marrjes në procesin e liberalizimit të vizave”, ka thënë Taulant Kryeziu nga Instituti EPIK për gazetën “Bota sot”.

Derisa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk merr pjesë në takimin e kryeministrave të Ballkanit, shkak i përplasjeve me Federica Mogherinin, kreu i qeverisë së Kosovës gjen kohë të premtojë liberalizëm të vizave për qytetarët, dhe atë brenda vitit 2018, ku kanë mbetur vetëm edhe 12 ditë deri në përfundim të këtij viti.

I pari i qeverisë Ramush Haradinaj, arriti të nxjerrë edhe një premtim të fundit për liberalizim të vizave, gjersa kujtojmë se një gjë të tillë e kishte bërë me të marrë mandatin si kryeministër, kur atëbotë kishte premtuar se një gjë e tillë do të ndodh në afatin tre mujor.

“Ne tani kemi dy kërkesa për BE-në e kemi normalizimi i dialogut dhe liberalizimi i vizave, këto dyja janë në proces kjo nuk ndërlidhet me taksën kjo është e ndarë. Besoj se do ta marrim liberalizimin jo shumë larg, para Vitit të Ri, por kjo nuk ndërlidhet me taksën”, ka deklaruar kryeministri Haradinaj.

Opozita konsideron se ketë vit qytetarët e Kosovës nuk do marrin lajmin e madh për vizat, ndërsa nëse ndodh shkëmbim taksë-viza, Qeveria Haradinaj, duhet të jap dorëheqje së bashku me ketë vendim.

E, shoqëria civile, është me shpresë dhe dëshiron të besojë se  kryeministri Haradinaj ka informacione zyrtare dhe të besueshme pasi këto ditë kishte takime me zyrtarët e lartë evropian. Por në të njëjtën kohë bëjnë me dije se përfaqësuesit e institucioneve duhet të jenë të matur dhe të saktë në aspektin procedural të vendim-marrjes.

Lidhur me këtë, gazeta “Bota sot” ka dërguar pyetje me shkrim në adresë të Qeverisë së Kosovës, për të pyetur se a kanë ndonjë informacion me ketë premtim, por zyrtarët e këtij institucioni nuk kanë dhënë një përgjigje.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni nesër, në gazetën "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat