"Thaçi i ka kryer pazaret me Vuçiqin në fshehtësi të madhe"

Politika

"Thaçi i ka kryer pazaret me Vuçiqin në fshehtësi të madhe"

Nga: Nebi Ajeti Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 13:33
Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç

Presidenti amerikan, Donald Trump u ka dërguar letër zyrtare institucioneve të Kosovës, përkatësisht presidentit Thaçi, ku ka thënë se Kosova është një partner strategjik i SHBA-ve për paqe në rajon.

Trump ka shkruar në letër se Amerika është e gatshme t’i ndihmojë Kosovës në një arritje të ndonjë marrëveshjeje për paqe me Serbinë, transmeton gazeta "Bota sot".

Presidenti amerikan i ka thënë Thaçit se do t’i mirëpres atë dhe presidentin serb për të festuar në Shtëpinë e Bardhë, nëse arrijnë marrëveshje.

Image
Adem Salihaj

Lidhur me këtë Adem Salihaj, ish deputet i LDK-së, dialogu me Serbinë asnjëherë nuk ka qenë transparent dhe gjithmonë është parë me dyshime të mëdha.

Sipas tij, nga letra e Presidentit Tramp shihet se përfundimi i marrëveshjes është shumë afër dhe mund të festohet së shpejti.

“E gjithë kjo na tregon se Thaçi ka negociuar në fshehtësi të madhe me Vuçiqin dhe i kanë kryer pazaret për të gjitha ato që lidhen me çështjet e territorit.  Në letrën e Presidentit Tramp kërkohet që Kosova të flasë me një zë, pra qëndrimet tona të jenë të harmonizuara. Por, nëse Thaçi i ka kryer pazaret për territorin e Kosovës, atëherë a nënkupton kjo që të gjithë duhet të pajtohen me këtë . Duke marrë parasysh qëndrimet e këshilltarit të presidentit Tramp, John Bolton, atëherë përfundimin e dialogut duhet ta presim me frikë dhe shqetësim të madh”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat