Serbët thonë Serbia është gjenocidale, ndërsa Thaçi nuk e përmendi padinë as në OKB

Politika

Serbët thonë Serbia është gjenocidale, ndërsa Thaçi nuk e përmendi padinë as në OKB

Nga: N.Sh Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 17:06
Hashim Thaçi

Gjatë kësaj jave Serbia është përballuar me akuza për gjenocid ndaj popullit shqiptar, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ishte i pari presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që në Këshillin e Sigurimit ia përmendi një nga një krimet serbe dhe gjenocidin e tyre ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Megjithatë presidenti harroi ta përmend padinë ndaj Serbisë për këto vepra makabre të Serbisë, të bëra ndaj qytetarëve të Kosovës.

Pas kësaj, u shfaq aktori dhe regjisori serb Çedomir Petroviç dhe Natasha Kandiq të cilët thanë se në Kosovë, shteti i tyre, Serbia ka kryer gjenocid.

Petroviç, ka përmend masakrat që janë kryer gjatë luftës në Kosovë. Djegien e kufomave në Trepçë, nxjerrjen e kufomave nga Danubi, përdhunimet, plaçkitjet, vrasjet e civilëve..., ndërsa Natasha Kandiq ka thënë edhe njëherë se Serbia është shtet i gjenocidit.

Çedomir Petroviç, gjatë një opinioni të gjatë ka treguar tmerrin që ka kryer Serbia ndaj civilëve shqiptar.

Ai tutje shprehet se, deri në vitin 2008, janë gjetur rreth 800 mbetje mortore të shqiptarëve të vrarë të varrosur në varrezat masive në Serbi.

Image
Bekim Blakaj

Në anën tjetër, drejtor i Fondit për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj, ka thënë se pas luftës janë dënuar vetëm 39 persona për krime lufte në Kosovë, nga 111 sa ishin të akuzuar.

Ai ka bërë të ditur se shumica e të dënuarve janë shqiptarë, ndërsa ka thënë se po ashtu të gjithë viktimat në këto raste janë shqiptarë. Ka thënë se askush s’është dënuar për vrasjen e një serbi në Kosovë.

“Me të vërtetë nuk e di nëse Qeveria do përgatisë padi për gjenocid. Sidoqoftë,  për të ngritur një padi të tillë nuk mjaftojnë vetëm deklaratat dhe prononcimet, por duhet një hetim serioz, i hollësishëm dhe gjithëpërfshirës”, thotë Blakaj për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat