Alarmohet Kosova: Serbia me plane primitive për destabilizim

Politika

Alarmohet Kosova: Serbia me plane primitive për destabilizim

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 21 dhjetor 2018 Në ora: 22:14
Foto ilustrim

Shërbimet sekrete serbe në bashkëpunim me grupet kriminale në veri të Mitrovicës, si asnjëherë tjetër janë mobilizuar që të krijojnë incidente me qëllim që të fajësojnë shqiptarët.

Ata po mundohen që të shfrytëzojnë çdo mjetë për të arritur qëllimin e tyre që para faktorit ndërkombëtarë t’i paraqesin shqiptarët si njerëz të rrezikshëm për qytetarët serb, sidomos pas krijimit të Ushtrisë së Republikës së Kosovës.

Pamfletet për destabilizim                                                

Një pamflet i shkruar në gjuhën shqipe ‘Thirrje për mobilizim’, është shpërndarë në disa fshatra në veri të vendit. Organet e sigurisë së Kosovës kanë qenë në dijeni për pamfletin dhe personin që ka shpërnda. Personi që ka shpërndarë pamfletet jeton në Serbi, por ditëve të fundit është parë duke qëndruar në veri të Mitrovicës dhe ky person konsiderohet një nga njerëzit më të afërt të Milan Radojçiqit.

Shërbimet sekrete serbe, janë përkujdesur që ky pamflet të duket sa më origjinal duke paraqitur gjoja planet për mobilizim të banorëve shqiptarë në veri të vendit. Menjëherë pas shpërndarjes së këtij pamfleti shërbimet sekrete serbë janë përkujdesur që të njëjtin ta publikojnë në mediat që konsiderohen të afërta me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Të mobilizohen institucionet e sigurisë së Kosovës

Profesori i sigurisë, Avni Islami ka thënë për “Bota sot” se, institucionet e Kosovës duhet të mobilizohen për t’i ndaluar këto plane, e sipas tij këto plane dhe veprime datojnë që prej tri dekadash. Por ai e vlerëson pozitive marrjen e hershme të informacioneve për këto plane.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni nesër në versionin e shtypur të gazetës "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat