Skandaloze, për mbi 13 mijë shqiptarë të vrarë, vetëm 4 serbë të dënuar

Politika

Skandaloze, për mbi 13 mijë shqiptarë të vrarë, vetëm 4 serbë të dënuar

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 21 dhjetor 2018 Në ora: 23:21
Foto ilustrim

“Kosova që nga shpallja e pavarësisë ka filluar të marrë kompetenca për të hetuar, ndjekur dhe gjykuar krimet e luftës në Kosovë. Këto kompetenca nga vitit 2014 dhe 2015 janë transferuar plotësisht tek Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, që nga kjo kohë udhëhiqet nga prokurorë vendore. Edhe përkundër tërë kësaj, sot PSRK ka vetëm një prokurorë që trajton rastet e krimeve të luftës, e cili prokuror punon po ashtu edhe në lëndë tjera si korrupsioni, etj”, thotë Miftaraj për gazetën “Bota sot”.

Gjatë kësaj jave Serbia është përballuar me akuza për gjenocid ndaj popullit shqiptar, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ishte i pari presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që në Këshillin e Sigurimit ia përmendi një nga një krimet serbe dhe gjenocidin e tyre ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Pas kësaj, u shfaq aktori dhe regjisori serb Çedomir Petroviç dhe Natasha Kandiq të cilët thanë se në Kosovë, shteti i tyre, Serbia ka kryer gjenocid.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni nesër në versionin e shtypur të gazetës "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat