Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Kosova mund të përballet me inskenime destabilizuese nga shërbimet sekrete serbe

Politika

Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Kosova mund të përballet me inskenime destabilizuese nga shërbimet sekrete serbe

Nga: D.RR Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 08:32
Foto ilustruese "Bota sot"

Javën që lamë pas është raportuar se, shërbimet sekrete serbe në bashkëpunim me grupet kriminale në veri të Mitrovicës, si asnjëherë tjetër janë mobilizuar që të krijojnë incidente me qëllim që të fajësojnë shqiptarët.

Profesori i sigurisë, Avni Islami ka thënë për “Bota sot” se, institucionet e Kosovës duhet të mobilizohen për t’i ndaluar plane destabilizuese serbe.

Sipas tij këto plane dhe veprime datojnë që prej tri dekadash. Por ai e vlerëson pozitive marrjen e hershme të informacioneve për këto plane.

Image
Avni Islami

“Institucionet e drejtësisë së Kosovës padyshim që duhet të mobilizohen për të ndalur këtë plan të mundshëm serb që mund të eskaloj më shumë, ndonëse këto plane dhe veprime serbe ka pasur në Kosovë për afro tri dekadash. Paralajmërimet se do të ketë veprime të tilla për t’i fajësuar shqiptarët, është pozitive që dihet para kohës apo para veprimet, sepse nëse ndodh ndonjë rast, atëherë dihet se dorasi është i grupeve kriminale serbe. Vrasja e Oliver Ivanoviqit në veri të Mitrovicës është bërë me qëllim që faji t’iu hedhet shqiptarëve dhe në këtë mënyrë të ketë një destabilizim atje dhe ajo të ndikojë në dialogun në Bruksel, mirëpo serbëve kjo tentativë iu dështoi”, thotë Islami.

Ai shpreson që nuk do të ketë viktima në shqiptarë në kuadër të incidenteve serbe.

“Shpresojmë që grupet kriminale serbe në bashkëpunim me BIA serbe të mos shkaktojnë incidente që prekin shqiptarët (viktima, rrahje, kërcënime) sepse kjo do të ishte më e rrezikshme. Sigurisht që edhe incidentet në mes serbëve nuk janë të mirëpritura brenda territorit të Kosovës”, është shprehur Islami.

I pyetur se sa ka ndikim Radojiçiq në këto plane pas arratisjes së tij, Islami ka thënë se ai mund të jetë kudo dhe fakti që njeriu që ka shpërndarë pamfletet për mobilizim të serbëve, ka të bëjë me Milan Radojiçiq.

“Vetë fakti se është raportuar se njeriu që ka shpërndarë pamfletet është i afërt me Milan Radojiçiq, tregon faktin se ai edhe pse është në arrati, ka ndikim në grupet që ai i udhëheq. Radojiçiq mund të jetë kudo, mund të jetë edhe në pjesën veriore të Mitrovicës, ndonëse është raportuar se ai gjendet në Serbi”, ka nënvizuar Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat