Analisti politik: Thaçi ka krijuar konfuzion me idenë për korrigjimin e kufijve

Politika

Analisti politik: Thaçi ka krijuar konfuzion me idenë për korrigjimin e kufijve

Nga: N.H Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 23:30
Hashim Thaçi

Kreu i shtetit serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Kosovës mund t’i merren disa metra territor dhe se fakti i pavarësisë së saj mund të ndryshojë.

Këto komente, Vuçiqi i bëri pas takimit që zhvilloi në Beograd me liderin serb të Bosnjës, Millorad Dodik. Ky i fundit tha se serbët e Bosnjës duhet të kenë të drejtën e vetëvendosjes, sikurse edhe serbët në veri të Kosovës.

Faik Krasniqi duke e komentuar deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se Kosova edhe me tej nuk është duke e ditur saktësisht se për çfarë korrigjimi bëhet fjalë.

Ai ka thënë se lidhur me ketë është krijuar një konfuzitet i madh nga ana e presidentit Thaçi, ndërsa shton se ka frikën se më shumë do japim se sa që do të marrim.

Image
Faik Krasniqi

“Një gjë duhet ta dimë që Serbia nuk lufton për asgjë hiç. Ata nuk janë shqiptarë që venë territorin e tyre në pazar. Nëse bëhet fjalë për humbje të territorit të Kosovës, atëherë nuk na duhet dhe nuk çon peshë edhe nëse nuk na njeh Serbia. Por, nëse bëhet fjalë për korrigjime të vogla atëherë ja vlen. Çfarë është më e keqja ne nuk jemi duke e ditur saktësisht se për çfarë korrigjimi bëhet fjalë. Çfarë do të japim e çfarë do të marrim nga Serbia. Është krijuar një konfuzitet i madh nga Presidenti Thaçi lidhur me ketë temë. Kam frikë se më shumë do japim, se sa që do të marrim. Do japim deri tek lumi Ibër, e do i marrim vetëm disa fshatra të Preshevës, por edhe qytetin e Preshevës me fshatrat e tjera, dhe Bujanovcin e Medvegjen me gjitha fshatrat që kanë”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, nëse bëhet ky shkëmbim sado i dhimbshëm, të paktën të marrim aq sa do të japim. Në të kundërtën populli qoftë edhe me protesta të dhunshme.

“Edhe nëse bëhet ky shkëmbim sado i dhimbshëm, të paktën të marrim aq sa do të japim. Në të kundërtën populli qoftë edhe me protesta të dhunshme s'do të duhej të lejonte politikën që t'i falte tokën një shteti agresor si Serbia, që është përgjegjëse për vrasjen e mbi 13 mijë shqiptarëve dhe zhdukjen e mijërave te tjerë. Nëse disa nga ata që po na hiqen si miq e në fakt janë miq të Serbisë tentojnë me presion ta pranojmë një gjë të tillë, duhet së pari t'ua përmendim këto masakra ndaj nesh. E pyetja tjetër do të ishte kjo për ta: Ju a do i kishit falur territor atij që të ka vrarë e ka masakruar. Kurrë s'ka ndodhur që viktima ta shpërblejë vrasësin e tij, por gjithmonë e kundërta. Pse ne të jemi rast i veçantë për apetitet e Serbisë”, ka përfunduar Faik Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat