Haziri: Thaçi “në hall” me Gjykatën Speciale, kërkon përmbylljen sa më të shpejtë të dialogut

Politika

Haziri: Thaçi “në hall” me Gjykatën Speciale, kërkon përmbylljen sa më të shpejtë të dialogut

Nga: D.B Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 20:46
Hashim Thaçi

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ditë më parë ka thënë se përpjekjet e Presidentit Hashim Thaçi që marrëveshja me shtetin serb të arrihet më së largu deri në pranverë, lidhen me Gjykatën Speciale.

Lidhur me këtë, opinionisti Nexhat Haziri, ka thënë për “ Bota sot” se kjo nguti e presidentit për të arritur çfarëdo marrëveshje me Serbinë, siç po e quan edhe historike, pa marrë parasysh nëse do të jetë e dëmshme për Kosovën apo jo, e ka vetëm një qëllim, shpëtimin e lëkurës së vet nga Gjykata Speciale e më këtë edhe të karrierës së vet politike.

Image
Nexhat Haziri

“Ky është halli i presidentit Thaçi, e që nuk duhet të jetë edhe halli i Kosovës apo edhe i partive opozitare, të cilat duhet të vazhdojnë kundërshtimin e tyre që presidenti Thaçi të jetë ai që do i prijë delegacionit të Kosovës në bisedime me Serbinë, përkundër trysnive që behën nga Brukseli apo Ëashingtoni. Ajo që iu mbetët partive opozitare është që duhet ta formulojnë qëndrimin e tyre të përbashkët , pra LDK dhe VV, të argumentuar për t'ua sqaruar nga afër edhe miqve ndërkombëtar se perse është i dëmshëm presidenti Thaçi për të qenë kryenegociator i Kosovës në fazën finale të dialogut me Serbinë dhe çfarë dëmesh sjellë ideja për korrigjim kufijsh, ide kjo për të cilën Thaçi ka lobuar në shtet që përkrahin pavarësinë e Kosovës”, ka thënë opinionisti Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat