Kërcënimi i Daçiçit me Rusinë duhet bërë unik Kosovën

Politika

Kërcënimi i Daçiçit me Rusinë duhet bërë unik Kosovën

Nga: N.Sh Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 09:40
Ivica Daçiç

Deklarata e ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, për përfshirjen e Rusisë në bisedimet Kosovë-Serbi, duhet të shërbejë për politikën e Kosovës, si shkas për të qenë më unike, ndërsa për shoqërinë një rezistencë aktive ndaj këtij procesi.

Pas këtij qëndrimi të Daçiçit, njohësin e zhvillimeve politike në Kosovë, vlerësojnë se, nuk duhet të dialogohet me Serbinë pa Amerikën.

Ivica Daçiç, ka paralajmëruar se nëse në dialogun Kosovë-Serbi përfshihet SHBA, atëherë Beogradi do të thërrasë Rusinë.

“Nëse ka ndryshuar forma e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në atë mënyrë që në dialog të përfshihet edhe Amerika, atëherë pala serbe duhet të telefonojë Federatën Ruse për të marrë pjesë”, ka thënë Daçiç.

Qëndrimi i Daçiçit dhe unifikimi i Kosovës

Image
Zafir Berisha

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha pohon se, delegacioni i Kosovës duhet ta merr këtë parasysh se me kë do të dialogun, megjithatë, sipas tij, qëndrimi i Daçiçit duhet të bëjë më unike politikën e Kosovës.

“Mendoj se delegacioni i Kosovës e ka parasysh se me kë ka me dialogu, prandaj kushto që është vazhdues apo lehtësues në dialogë Kosova duhet të niset nga akti i 17 shkurtit 2008. Serbia dihet që e ka aleat Rusinë dhe kjo kërkesë nuk është e re po neve qëndrimi i Daçiçit duhet të na bëj më unik...”, thotë Berisha për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat