Gjykata Speciale, hija që po ndjek Thaçin

Politika

Gjykata Speciale, hija që po ndjek Thaçin

Nga: D. B Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 15:45
Hashim Thaçi

Shpejtimi i përmbylljes së dialogut me Serbinë për shkak të Gjykatës Speciale dhe ngritjes së aktakuzave mund të jetë edhe presidenti Thaçi.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ditë më parë ka thënë se përpjekjet e Hashim Thaçit që marrëveshja me shtetin serb të arrihet më së largu deri në pranverë, lidhen kryesisht me Gjykatën Speciale.

Se halli i Thaçit është Gjykata Speciale, këtë e dinë edhe fëmijët, kjo për faktin se këmbëngulja e tij për të arritur marrëveshje me çdo kusht e shpjegon këtë.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Faton Mehmeti i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se veprimet e Thaçit duken shumë mirë, pasi këtë  shpjegon më së miri këmbëngulja e tij për të arritur marrëveshje me çdo kusht me Serbinë.

Image
Faton Mehmeti

Sipas tij, Thaçi e bën këtë me shpresën se do të përfitojë amnisti për shkak të " marrëveshjes historike" me Serbinë.

“Nëse s’do kishte fatin e tij në pazar me Vuçiqin, të jeni të bindur se Hashim Thaci do bënte rrolin e  patriotit: " se nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohur Kosovën". Kjo shpjegon më së miri labilitetin e tij karshi Serbisë që për ironi ka fatin e tij në duart e armikut të luftës. Nga kjo rrjedh edhe deklarata e Albin Kurtit ndaj një personi që i ka rënë maska qysh moti.  Thaçi nuk ma asnjë fije etike të shtiret pasi të gjithë e njohin se çfarë dinaku është. Gjykata Speciale është hija që po ndjek Thaçin, nga e cila nuk po arrin të shpëtojë dot”, është shprehur analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat