“Forcat e ROSU e kanë të drejtën të ndërhyjnë në veri pa e pyetur askënd”

Politika

“Forcat e ROSU e kanë të drejtën të ndërhyjnë në veri pa e pyetur askënd”

Nga: N.Sh Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 10:40
Forcat e Njësisë Speciale ROSU

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, ROSU mund të hyjë në veriun e Kosovës me dy kushte.

Sipas tij, këto dy kushte janë: me lejen e KFOR-it dhe me pajtimin e serbëve në veri.

“Kjo është gjithë e vërteta dhe vetëm e vërteta. Kushdo që thotë diçka tjetër është një gënjeshtar i madh”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka shkuar tutje, duke thënë se me marrëveshjen e Brukselit, të vitit 2013, është garantuar që NATO-ja është ajo që ka për detyrë të ruajë sigurinë në Kosovë.

“Ata ndoshta duan ta harrojnë këtë pjesë të marrëveshjes, por nuk ka hyrje në veri pa pajtimin e NATO-s dhe numër dy, pa u arritur një pajtueshmëri edhe me serbët e veriut”, ka thënë ai.

Ekspert të sigurisë dhe njohës të politikës e kundërshtojnë këtë deklaratë të Vuçiqit, të cilët thonë se, nuk ka asnjë shtet në botë që nuk mund të  kontrollojë pjesë të territorit të shtetit të tij.

Kështu olitologu dhe njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Faik Krasniqi, thotë se po të pyetej Serbia, Kosova nuk do të ekzistonte fare.

Image
Faik Krasniqi

Sipas tij, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, andaj forcat e Njësisë Speciale ROSU e kanë të drejtën të shfaqen në veri pa e pyetur askënd.

“Nuk ka rëndësi se çfarë thotë Vuçiqi. Po të pyetej Vuçiqi, ne s'do ekzistonim fare. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, dhe i pranuar nga më shumë se gjysma e shteteve të botes. Veriu është i Kosovës dhe për çdo rrezik që shfaqet atje ose është e domosdoshme, forcat e ROSU e kanë të drejtën të ndërhyjnë pa e pyetur askënd, sepse përndryshe s'do të quheshim shtet. Një gjë e tillë u vërtetua kur kjo njësi speciale arrestoi Marko Gjuriqin, për shkak të hyrjes së tij ilegale në territorin e Republikës së Kosovës!”, thotë Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat