Dialogu me Serbinë, Krasniqi: Presidenti Thaçi na ka gënjyer, atij nuk i besohet për asgjë

Politika

Dialogu me Serbinë, Krasniqi: Presidenti Thaçi na ka gënjyer, atij nuk i besohet për asgjë

Nga: G.B Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 15:53
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë sot se do të punojnë seriozisht që në muajt në vazhdim të ndodhë dialogu që rezulton me marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Ne do të punojmë shumë seriozisht si Kosovë, duke iu përgjigjur edhe nevojave të vendit, qytetarëve të shtetit tonë, për fqinjësi të mirë, që në muajt në vijim të ndodh dialogu dhe negociatat Kosovë-Serbi, si dy shtete sovrane dhe të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese që Kosova të fitojë njohjen nga Serbia, një marrëveshje e balancuar dhe që i krijon mundësi Kosovës për ndryshimin e Rezolutës 1244 dhe anëtarësimin në OKB. Pra, të bëhet një marrëveshje e balancuar, me interes paqeje, stabiliteti, në Kosovë, Serbi dhe tërë Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Thaçi sot para gazetarëve në konferencën e fundvitit.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Faik Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se nuk do të thotë që është e vërtetë edhe pse ka thënë presidenti, pasi në bazë të deklaratave të tij, deri tani qytetarët do të lëviznin të lirë që në vitin 2010.

Image
Faik Krasniqi

“Nëse e thotë Presidenti Thaçi se në prani të Presidentit Trump do të nënshkruhet marrëveshje dhe në pajtim të plotë të SHBA-së dhe BE-së, nuk do të thotë që është e vërtetë. Presidenti Thaçi na ka gënjyer gjithmonë dhe për çdo gjë. Prandaj pse t'i besojmë deklaratave të tij. Nëse bazohemi në deklaratat e tij të mëparshme, qytetarët e Kosovës prej 2010 janë duke lëvizur pa viza në Evropë. Por akoma jemi më të izoluarit e kontinentit më të vjetër”, është shprehur ai.

Sipas Krasniqit, edhe nëse është e vërtetë ajo që thotë Thaçi, nuk i beson që do të dalim fitimtarë, pasi dialogut udhëhiqet nga ai.

“Edhe nëse është e vërtetë, kjo s'do të thotë që do jetë marrëveshje e mirë për Kosovën. Pse po e them këtë? Sepse negociatat është duke i udhëhequr ai (Thaçi), dhe nuk i besoj aspak që do dalim fitimtar ose të kënaqshëm nga marrëveshja përfundimtare”, ka deklaruar Faik Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat