A po rrezikohet AKR-ja nga PSD-ja? Flet sekretari i Përgjithshëm i AKR-së

Politika

A po rrezikohet AKR-ja nga PSD-ja? Flet sekretari i Përgjithshëm i AKR-së

Nga: D. B. Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 19:26
Behgjet Pacolli

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ditë më parë ka thënë se përpjekjet e Presidentit Hashim Thaçi që marrëveshja me shtetin serb të arrihet më së largu deri në pranverë, lidhen me Gjykatën Speciale.

Megjithatë me këtë afrim të PSD-së siç duket po rrezikohet edhe AKR-ja si partneri më i vogël i Qeverisë.

Në lidhje me këtë se a janë gjasat që AKR-së ti merren ministritë, së paku dy dhe posti i z/ministrit për t'iu dhënë PSD-së si partnerë të ardhshme e qeverisë së përbërë nga PAN, Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së Vesel Makolli ka thënë për “Bota sot” se dihet botërisht që ne kemi hy në qeveri për ta nxjerr vendin nga një boshllëk institucional dhe nga një pat pozicion, i cili ishte shumë i dëmshëm për vendin tonë.

Sipas tij, AKR-ja edhe në të kaluarën e ka nxjerrë vendin nga kriza institucionale, duke sakrifikuar edhe interesin partiak.

Image
Vesel Makolli

“Kjo meritë pa dyshim është ekskluzivisht e presidentit tonë Behgjet Pacolli, pasi shteti është mbi të gjitha, andaj edhe duhet të jetë maksima e çdo kujt e sidomos e partive politike. Ne nuk frikohemi nga asnjë veprim që do ta merr PSD-ja në lidhje me hyrjen eventuale në qeveri. Me rëndësi është funksionimi i qeverisë dhe i shtetit në përgjithësi, në kohën kur shumë procese jetike për shtetin tonë janë në horizont dhe kur ne duhet të veprojmë dhe të jemi unik”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së Makolli.

Ai konsideron se kur janë në pyetje bisedimet me Serbinë, spektri politik i qytetarëve të Kosovës nuk duhet të ketë distancë në paraqitjet e tyre, por me një zë artikulues, duhet ti mbrojmë interesat tona jetike.

“Ne situatën që është krijuar, sidomos pas letrës së Presidentit të SHBA-as, faktori i Kosovës, pozitë dhe opozitë duhet të bashkohen në një platformë të përbashkët dhe të jenë unik pa ekuivokë për të arritur një marrëveshje që do të jetë e favorshme, komfore synimeve tona shekullore dhe kalvarit dhe golgotës së përjetuar të popullit tonë” ka thënë Vesel Makolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat