Kërkohet njësi speciale në çdo qytetet të Kosovës

Politika

Kërkohet njësi speciale në çdo qytetet të Kosovës

Nga: N.Sh Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 12:29
ROSU

Politologu dhe analisti politik Faik Krasniqi, thotë se çdo qytet i Kosovës duhet ta ketë nga një njësi të vogël speciale për ndërhyrje në raste të rrezikshme, siç ishte rasti i djeshëm në Istog, ku u vra polici i Kosovës, Izet Dakaj nga grabitësi i armatosur Kamer Metaj.

Krasniqi thotë se kjo do të shmangte sa më shumë pasojat që sjellin vdekjen e policëve dhe qytetarëve të pafajshëm nga kriminelë e grabitës.

“Konsideroj që çdo qytet duhet ta ketë nga një njësi të vogël speciale për ndërhyrje në raste të rrezikshme, siç ishte rasti i djeshëm në Istog. Duhet të merret parasysh një gjë e tillë, për të shmangur sa më shumë pasojat që sjellin vdekjen e policëve dhe qytetarëve të pafajshëm nga kriminelë e grabitës të ndryshëm!”, shkruan Faik Krasniqi transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat