Ish-anëtari i SHIK-ut, pyet Veselin pse AKI-ja ju lajmëroi juve e jo edhe Azem Vllasin për atentat? - Bota Sot
Ish-anëtari i SHIK-ut, pyet Veselin pse AKI-ja ju lajmëroi juve e jo edhe Azem Vllasin për atentat?

Politika

Ish-anëtari i SHIK-ut, pyet Veselin pse AKI-ja ju lajmëroi juve e jo edhe Azem Vllasin për atentat?

Nga: N.Sh Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 14:01
Kadri Veseli

Ish-anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari e ka komentuar paralajmërimin e AKI-së për Kadri Veselin.

Kadri Veseli sot ka deklaruar se, AKI-ja e ka paralajmërua 2-3 ditë përpara se me ndodhë atentati ndaj Azem Vllasit, dhe e kanë paralajmërua se jeta e tij është në rrezik.

Miftari pyet se pse nuk e ka lajmëruar AKI edhe Azem Vllasin për rrezik të mundshëm të një atentati ndaj tij.

“Servili i Hashim Thaçit dhe i juaji kryeprokurori Syl Hoxha futi edhe emrin tim "rastësisht" në ato alamet lista plane, konspiracione e fabrikë ku prodhohen armiq që u krijuan në Prishtine nga njerëz të AKI (SHIK-ut) me siguri ti e din edhe vet unë nuk e huqi...dhe po të isha unë pjesë e kësaj shfaqje teatrale ku regjisor jeni ju dhe Thaçi e po ta bëja unë një listë të tillë Azem Vllasi i dënuar politik nga Serbia i cili që 37 vite nuk ka kurrfarë fuqie ekzekutive  nuk do të ekziston fare në atë listë do ishin disa që e kanë kthyer Kosovën një shekull mbrapa dhe kanë shëndru vendin tonë në pronë private të tyre sidomos këto 20 vitet e fundit ku qytetari i Republikës të Kosovës është shndërruar në skllav kurse ju skllavopronar...”, shkruan Miftari në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”

Ja shkrimi i tij:

Skeçi humoristik Syri i qorrave 😲 .!

AKI-ja më ka paralajmëruar 2-3 ditë përpara se me ndodhë atentati ndaj Azem Vllasit. Më kanë thënë se rrezikohet jeta ime. Nuk iu kam besu, që mundet dikush të bëjë diçka të tillë”, ka thënë Veseli.

Veseli “Syrin e Popullit’, e ka cilësuar si “Pleh të Kombit”.

................

Kadri sikur juve edhe Thaçin pse nuk e lajmëruan AKI edhe Azem Vllasin për rrezik për atentat pasi pikërisht të ashtuquajturat listat për vrasje, i beri një anëtar i AKI që merr rregullisht që shumë vite pagë nga AKI dhe ishte truri i ashtuquajtur 'Syrit të Popullit' ose ma mirë me cilësua syri i SHIK-ut duke manipuluar me ndjenjat kombëtare të një njeriut të sëmur rënd (i cili nuk u bë milioner pas luftës sikur u bat ju patriotët") pastaj ju të i eliminoni me 'ligj' kundërshtarët e juaj politik por edhe kundërshtar të tjerë....ku servili i Hashim Thaçit dhe i juaji kryeprokurori Syl Hoxha futi edhe emrin tim "rastësisht" në ato alamet lista plane, konspiracione e fabrikë ku prodhohen armiq që u krijuan në Prishtine nga njerëz të AKI (SHIK-ut) me siguri ti e din edhe vet unë nuk e huqi...dhe po të isha unë pjesë e kësaj shfaqje teatrale ku regjisor jeni ju dhe Thaçi e po ta bëja unë një listë të tillë Azem Vllasi i dënuar politik nga Serbia i cili që 37 vite nuk ka kurrfarë fuqie ekzekutive  nuk do të ekziston fare në atë listë do ishin disa që e kanë kthyer Kosovën një shekull mbrapa dhe kanë shëndru vendin tonë në pronë private të tyre sidomos këto 20 vitet e fundit ku qytetari i Republikës të Kosovës është shndërruar në skllav kurse ju skllavopronar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...