“BE-ja është dashur të tregohet më e rreptë ndaj Serbisë”

Politika

“BE-ja është dashur të tregohet më e rreptë ndaj Serbisë”

Nga: D. B Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 15:22
Hashim Thaçi, Fedrica Mogherini dhe Aleksandër Vuçiq

Njohësi i së drejtës së Bashkimit Evropian profesor Emrush Ujkani ka thënë për “Bota sot” se faktori kryesor në tërheqjen e njohjes është sjellja e Kosovës jo si duhet në raport me vendet që na kanë njohur.

Sipas tij, përveç tjerash ka qenë edhe një diplomaci shumë agresive e Serbisë e cila gjithashtu bien ndesh me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 ani pse e njëjta nuk e detyron të na njoh.

Image
Emrush Ujkani

“Tek kjo çështje mendoj BE është dashur të tregohet pak më e rreptë ndaj Serbisë dhe të ja bëjë me dijë se nuk ekziston mundësia edhe BE-ja edhe Kosova, përkundër faktit se disa nga shtet kyçe të BE-së këtë e kanë potencua vazhdimisht sikur Gjermania p.sh e cila vazhdimisht Serbisë i ka tërheq vërejtjen se Serbia mund të anëtarësohet në BE vetëm duke e njohur Kosovën”, është shprehur profesor Emrush Ujkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat