“Koalicioni PAN po luan me tema të mëdha”

Politika

“Koalicioni PAN po luan me tema të mëdha”

Nga: A.M. Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 16:17
Lideret e koalicionit PAN- Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj

Njohësi i çështjeve politike dhe juridike Blerim Burjani ka thënë se nuk ka qartësim për momentin, edhe pse më herët është folur për mundësi të hyrjes në koalicion me PDK.

“Mendoj se në këtë rast ka pasur vetëm bisedime por asgjë konkrete, pasi PDK është pro përfshirjes në koalicion sipas gjitha gjasave .Është normale se me këtë koalicion do të forcohet koalicion PAN , por megjithatë nuk e besoje se AKR do të largohet nga koalicioni, por besoj se do ti shtohet PSD për të pasur me shumë stabilitet, pasi Listës Serbe nuk iu dihet kurrë, madje kjo i jep edhe legjitimacion koalicionit aktual”, ka thënë Burjani.

Sipas tij, dialogu me Serbinë po ashtu po e vështirëson rrugën e opozitës sepse në  këtë kohë  duhet bërë politikë opozitare, pasi që ky është interesi më madhor për shtetin.

“Ky koalicion aktual po luan me tema të mëdha, përderisa temat e përditshme  dhe jo perspektiva e madhe e qytetareve mbeten ende problem i pa zgjidhur.  Dhe askush nga qytetarët  nuk pajtohet me këtë zhvatje të tmerrshme të buxhetit, me borde e me përplot ministri. Por këta mendoj se e kanë gjetur njëherë se qysh duhet m të mbesësh në pushtet me tema të mëdha”, ka thënë njohësi i çështjeve politike e juridike Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat