Priten arrestime të mëdha të Policisë në Mitrovicë, pas përfshirjes në krim të organizuar dhe kontrabandë

Politika

Priten arrestime të mëdha të Policisë në Mitrovicë, pas përfshirjes në krim të organizuar dhe kontrabandë

Nga: N.Sh Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 11:47
Mitrovica

Viti i ardhshëm pritet me qenë mjaft dinamik për Kosovën.

Kjo për faktin se, Kosovën e presim sfida të mëdha gjatë 2019-tës.

Këto sfida do të karakterizohen edhe në pjesën e Kosovës veriore.

Në Mitrovicë, pritet që të ndodhin arrestime të hatashme brenda Policisë së Kosovës.

Sipas burimeve të sigurta të gazetës “Bota sot”, në Mitrovicë, konkretisht në Policinë e Kosovës, në veri dhe jug, shumë shpejt pritet që të ndodhin arrestime të zyrtarëve policor, për shkak të përfshirjes së tyre në gjëra të kundërligjshme.

“Arrestimi pritet të ndodh për shkak se disa zyrtar Policor, janë të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion. Gjithashtu ata janë përfshirë edhe në kontrabandë, e cila kryhet me vite të tëra në Mitrovicë, pra në pjesën e okupuar nga Serbia, në veri”, ka thënë ky burim.

Gjithnjë sipas burimit të gazetës “Bota sot”, në katër komunat e veriut të Kosovës, e në veçanti në Mitrovicë, çka do që të ndodhë, si në përleshje, kontrabandë apo ën gjëra tjera të jashtëligjshme, gjithmonë ka të përfshirë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, konkretisht të minoritetit serb, por duke mos anashkaluar edhe bashkëpunimin me shqiptar.

“Dihet mirë se, në Policinë e Kosovës janë futur pjesëtarë serb të ashtuquajtur “Rojet e Urës”, shumica prej tyre kanë qenë pjesë aktive e policisë serbe gjatë kohës së luftës në Kosovë. Ata pra, janë të përfshirë në krime edhe në kohën e luftës, por krimet e tyre kanë vazhduar edhe pas luftës në Mitrovicë. Ata edhe sot vazhdojnë të bëjnë gjëra të jashtëligjshme, pra e kanë vazhduar kriminalitetin e tyre edhe pas veshjes së tyre në uniformën e policisë së Kosovës. Kjo është fatkeqësi për Kosovën”, shton tutje burimi i gazetës.

Image
Naim Miftari

Për këtë çështje, edhe ish-agjenti i SHIK-ut, dhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, TMK-së dhe Policisë së Kosovës, Naim Miftari thotë se, “Rojët e Urës” kanë qenë pjesëtar të MUP-it serb, të cilët janë futur pastaj në Policinë e Kosovës.

Sipas tij, të gjithë ata janë të lidhur me kontrabandë dhe bashkëpunojnë me Serbinë, dhe zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës.

“Rojet e Urës, pjesëtar edhe të MUP-it serb, janë futur nga “politikanët” mjeranë që i bëri Hashim Thaçi të gjithë në Policinë e Kosovës, dhe të gjithë këta punojnë për Beogradin. Ata të gjithë janë të lidhur ngushtë me kontrabandën në veri dhe jug, ku bashkëpunojnë dhe bashkëveprojnë në krim të organizuar dhe kanë lidhje edhe me njerëz nga Prishtina, pra zyrtarë të lartë nëpër institucionet e Kosovës, të cilat kanë lidhje me bandat e Veselenoviqit që në fakt janë brenda dhe kanë kartela të BIA-s serbe të cilët vrasin ndërkombëtar serb ose shqiptar që ju pengojnë në planet e tyre të krimit të organizuar i mbështetur nga shteti serb, por edhe nga shqiptarët e Kosovës që kanë përqindje dhe hise në kontrabandë të derivateve, barnave, armëve, drogës dhe prostitucionit”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Ai thekson se, edhe Trepça, xehja në jug përmes kamionëve të Veselinoviqit është plaçkitur nga paslufta, pasi xehet kanë përfunduar në Kinë përmes portit të Barit malazez.

“Prapa këtyre bandave dhe kaosit në veri, por edhe në Polici qëndron me dy duart shteti i Serbisë, por pjesërisht edhe shteti i Kosovës me politikanët e korruptuar “patriot” që vetëm paranë e kanë ideal, babë dhe nënë”, përfundon Miftari.

Ndryshe, dy policë të Kosovës, Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq,  ishin arrestuar si të dyshuar dyshohen për manipulim të provave në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat