“Kapet njeriu me 113 kg heroinë, më vonë kuptohet se është njeri i Thaçit dhe Veselit”

Politika

“Kapet njeriu me 113 kg heroinë, më vonë kuptohet se është njeri i Thaçit dhe Veselit”

Nga: N.Sh Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 09:37
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Sonte përfundon një vit aspak i mirë për shtetin e Kosovës. Përveç Ushtrisë, në të gjitha kahjet Kosova ka pasur ngecje.

Viti që po shkon, në Kosovë kanë ndodhur shumë gjëra negative, kemi potë raste të politikanëve dhe familjarëve të tyre të përfshirë në krim të organizuar, korrupsion, haraç, madje edhe disa prej tyre edhe janë kapur nga Policia e Kosovës me armë, por pastaj shumica prej tyre janë liruar.

Çka do të thotë ky sistem i drejtësisë në Kosovë, kur njerëzit e pushtetit lirohen pas çdo vepre kriminale të kryer në Kosovë?

Për këtë, ish deputeti i Kosovës, Adem Salihaj thotë se, me ndodhinë e plotë ngjarjeve tregohet se shteti ynë është kapur.

Salihaj për gazetën “Bota sot” thotë se, në Kosovë kapet njeriu me 113 kg heroinë, pastaj lirohet dhe më vonë kuptohet se qenka njeri i Thaçit dhe Veselit.

Sipas tij, në shtetin tonë sundon mafia dhe anarkia.

Image
Adem Salihaj

“Këtë vit kanë ndodhur në Kosovë kanë ndodhur lloj-lloj ngjarjesh, që tregojnë se shteti ynë është i kapur plotësisht. Kapet njeriu me 113 kilogramë heroinë dhe asgjë nuk i ndodhë, rri pak ditë në burg dhe lirohet. Më vonë merret vesh se qenka njeri i Thaçit dhe Kadri Veselit. Kapet me drogë dhe armë pa leje djalit i drejtorit të Policisë së Kosovës dhe asgjë nuk i ndodhë. Djem të funksionarëve më të lartë të PDK-së rrahin policin në detyrë dhe asgjë nuk u ndodhë. Ministra e zëvendësministra gjuajnë nëpër ahengje me armë ilegale dhe asgjë nuk u ndodhë. Zbulohen biseda për punësime të jashtëligjshme e kapje të shtetit në nivelet e larta dhe asgjë nuk u ndodhë. Kjo tregon se në shtetin tonë sundon mafia dhe anarkia. Ne jemi ende larg sundimit të ligjit. Kur e dimë kush është në krye të shtetit, atëherë nuk duhet të çuditemi që po ndodhin të gjitha këto”, thotë Adem Salihaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat