Njohësi i çështjeve juridike: LDK duhet të udhëheq dialogun si kusht minimal

Politika

Njohësi i çështjeve juridike: LDK duhet të udhëheq dialogun si kusht minimal

Nga: N.H Më: 1 janar 2019 Në ora: 22:26
Philip Kosnett dhe Isa Mustafa

Ambasadori i ri amerikan, Philip Kosnett, gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në shtëpinë e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Sipas një kumtese të lëshuar nga kjo parti, ambasadori i SHBA, Philip Kosnett inkurajoi gjithëpërfshirje në procesin e dialogut, duke vlerësuar edhe rolin e LDK-së.

Lidhur me ketë ka folur njohësi i çështjeve juridike-kushtetuese, Blerim Burjani. Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se partia e Isa Mustafës duhet të ketë kushte, për t’u bërë pjesë e dialogut.

Image
Blerim Burjani

“LDK duhet të ketë kushte të saj për t’u bashkuar në këto negociata. Deri më tash asnjë lëshim të vetëm nuk ka bërë koalicioni PAN, për të u pajtuar e opozitën dhe unifikuar drejt negociatave me Serbinë. Pa një marrëveshje paraprake nuk duhet të ketë pjesëmarrje në ketë grup, pra duhet të dihet arsye pse duhet përkrahur”, ka thënë Burjani.

Sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të udhëheq me dialogun si kusht minimal, tek pastaj ndërtimi i një marrëveshjeje për të shkuar në zgjedhje të reja.

“Deri më tash LDK e ka mbajtur ketë PAN-in në pushtet me çështjen e demarkacionit dhe ushtrisë, tash sërish kërkon lëshim pe nga LDK. Këto gabime të LDK-së mund t’i kushtojnë shumë në elektorat, kjo qeveri aktuale e dobët, jo profesionale, zhvatëse dhe keqpërdoruese e buxheti vazhdon të qëndrojë vertikalisht në sajë të LDK. Pra, LDK duhet të udhëheq dialogun si kusht minimal, pastaj ndërtimi i një marrëveshje për të shkuar në zgjedhje pas përfundimit të dialogut. Vetëm këto mund të përafrojnë LDK në grupin negociator”, ka përfunduar Blerim Burjani për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat