Njohësi i politikave të BE-së tregon se pse po vonohet liberalizimi i vizave për Kosovën

Politika

Njohësi i politikave të BE-së tregon se pse po vonohet liberalizimi i vizave për Kosovën

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 3 janar 2019 Në ora: 13:05
Bruksel

Institucionet vendore kanë kritikuar Bashkimin Evropian, në lidhje me procesin e liberalizimit për shtyrje të vizave. Kjo për faktin se kjo e fundit ka thënë se Kosova nuk i ka plotësuar të gjitha kriteret.

Njohësi i Politikave të BE-së, Sami Blakaj ka thënë për “ Bota sot” se kritika e institucioneve të vendit drejtuar BE-së në parim është kritikë e drejtë, pasi Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret, duke filluar nga kriteri i parë, e deri në kriterin e 95-të.

Sipas tij, gjatë këtij viti Komisioni Evropian ka dalë me një vlerësim pozitiv se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe Parlamenti Evropian mund ta votojë këtë rekomandim.

Image
Sami Blakaj

“Një votë e tillë ka ndodhur dhe tash përgjigjja është në Bruksel dhe vota pro ose kundër liberalizimit më shumë ka të bëjë me rrethanat politike të vet BE-së sesa me Kosovën. Sot në shumë vende të Bashkimit Evropian ekziston pikëpyetja e madhe nëse Kosova është e gatshme për kontroll ndaj migracionit dhe nëse BE-ja do të ballafaqohet me një valë të re të migracionit nga Kosova. Tema e migracionit shihet si shumë problematike dhe me shumë ndikim në zgjedhjet e ardhshme në Bashkimin Evropian, meqë migracioni aktualisht është një politikë mjaft problematike”, është shprehur njohësi i Politikave të BE-së Blakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat