“ShBA-të e dinë se pa LDK-në nuk ka marrëveshje me Serbinë” - Bota Sot
“ShBA-të e dinë se pa LDK-në nuk ka marrëveshje me Serbinë”

Politika

“ShBA-të e dinë se pa LDK-në nuk ka marrëveshje me Serbinë”

Nga: N.H Më: 3 janar 2019 Në ora: 17:50
Donald Trump

Analisti politik, Faton Mehmeti në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se SHBA-të e dinë shumë mirë se pa LDK-në asnjë marrëveshje nuk e ka rëndësinë e saj, pasi dihet forca dhe rëndësia e kësaj partie

“SHBA e dinë shumë mirë se pa LDK-në asnjë marrëveshje nuk e ka rëndësinë e saj, pasi dihet forca dhe rëndësia e kësaj partie. Si dhe lidhjet e saja historike me ShBA-në. Andaj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë besim te asnjë forcë politike në vend, më shumë së në LDK-në, andaj edhe po vazhdon “presionin” që edhe kjo parti të përfshihet në bisedimet me Serbinë”, ka thënë Mehmeti.

Ai është optimist se partia e Isa Mustafës do të bëhet pjesë e dialogut, por, siç thekson analisti politik, me formula dhe ridizajnime tjera.

Image
Faton Mehmeti

“Besoj se LDK do të përfshihet në bisedime, mirëpo jo me këtë strukture të tanishme, pra do të ridizajnohet formula e bisedimeve si dhe udhëheqësia e saj do t’i takoj LDK-së. Nuk ka shans që pa LDK-në të filloj ky proces përfundimtar, pasi vet ShBA-të nuk do ta lejojnë një gjë të tillë”, ka thënë ai.

Në fund, ai ka thënë se Kosova ka nevojë për LDK-në që të marrë rolin e saj që i takon.

“Kosova ka nevojë për LDK që të marr rolin e saj që i takon, por duke shikuar me vëmendje mos presidenti Thaçi ka nënshkruar diçka paraprakisht që do e sillte pastaj LDK-në në pozita të kryera. Mbetet për tu parë, por nuk besoj se pa LDK-në, ShBA do e lejojnë një gjë të tillë që të ndodhë”, ka thënë analisti politik, Faton Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk do të bëhet pjesë e asnjë ekipi të unitetit për fazën finale të dialogut me Serbinë. Këtë qëndrim e ka bërë të ditur edhe një herë kreu i kësaj partie, pas mbledhjes së kryesisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...