Ishte 4 janari i vitit 2003, kur në hyrje të Pejës u vra koloneli Tahir Zemaj së bashku me djalin e tij, Enisin dhe kushëririn, Hasanin.
Kjo ditë, konsiderohet si një nga ditët më të rënda të Kosovës së pasluftës.
Tash e 16 vjet, hetimet për këtë vrasje kanë mbetur të papërfunduara.
Tash e 16 vjet nuk dihet se kush ishin vrasësit e Kolonel Tahir Zemajt, djalit të tij Enisit dhe kushëririt të tij Hasanit.
Vrasja e trefishtë rëndon mbi ndërgjegjen e institucioneve të drejtësisë së Kosovës.
Tahir Zemaj, njëri ndër komandantët më të mirë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që tmerronte serbët në Betejën e Logjës, u vra në vitet e para të pasluftës, në Kosovën tashmë të çliruar.
Gjashtëmbëdhjetë vjet më parë, kriminelët, i dolën në pritë dhe në mënyrë tinëzare i organizuan atentatin në hyrje të Pejës.
Ngjarja kishte ndodhur në afërsi të Kombinatit të Drurit, ndërsa vrasësit ishin larguar drejt Fabrikës së Birrës. I njohur edhe si njëri ndër dëshmitarët në gjyqin ndaj Grupit të Dukagjinit, koloneli Zemaj kishte arritur t’u shpëtonte edhe dy atentateve të tjera të drejtuara ndaj tij.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni nesër në versionin e shtypur të gazetës "Bota sot")