Gjykata Speciale gjykon vetëm krimet e supozuara të UÇK-së, por jo krimet gjenocidiale të Serbisë

Politika

Gjykata Speciale gjykon vetëm krimet e supozuara të UÇK-së, por jo krimet gjenocidiale të Serbisë

Nga: D. B Më: 4 janar 2019 Në ora: 11:33
Ilustrim

Funksionalizimi i Gjykatës Speciale është një shpresë dhe mundësi, pasi edhe njëherë nga një instancë ndërkombëtare mund të dëshmohet lufta e drejtë dhe e pastër e UÇK-së.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Hidajet Ahmeti i cili në një prononcim për “Boa sot” ka thënë se në këtë rast kemi të bëjmë më një ligj që në substancë është diskriminues, pasi që është i dedikuar për krimet e supozuara të luftës çlirimtare të UÇK-së.

Image
Hidajet Ahmeti

“Miratimi i këtij Ligji lëkundi në themel kredibilitetin e institucioneve të Kosovës, duke i dhënë një imazh jo të mirë shtetësisë në konsolidim dhe të njëjtën kohë duke njollosur vlerat e UÇK-së si një ushtri që në objektiv kishte luftën e drejtë e çlirimtare për liri dhe pavarësi. Në Kosovën e pasluftës është eksperimentuar jashtëzakonisht shume, duke filluar me administrimin civili deri në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, e më pastaj janë instaluar mekanizma ndërkombëtar për rend dhe ligj, por kanë dështuar në misionin e tyre. Edhe pse natyra e Gjykatës Speciale dallon nga mekanizmat e mëhershëm për rend dhe ligj, sepse kjo gjykatë në thelb është diskriminuese, pasi që do të gjykoj vetëm krimet e supozuara të UÇK-së, por jo krimet gjenocidiale të Serbisë ndaj popullatës së pafajshme të Kosovës, por as krimet ekonomike të  qeverive të pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Ahmeti.

Sipas tij, mbështetur në përvojat e pasluftës, çdo mekanizëm ndërkombëtar për rend dhe ligj, si brenda vendit ashtu edhe jashtë Kosovës ka dështuar në misionin e vet.

“Gjykata Speciale ka krijuar përcepcionin negativ qytetar, pasi në njërën anë do të gjykoj vetëm krimet e supozuara një etnike, nuk do të hetoj krimet ekonomike të pasluftës, por mbi të gjitha me këtë zvarritje të funksionalizimit ka dëshmuar mos seriozitetin saj brenda  mandatit ligjor. Kurse sa i përket asaj se a mund të dështoj Gjykata Speciale, kujtoj se nga kjo zvarritje e funksionalizmit të kësaj gjykate nuk mund ta nxjerrim një përfundim, pasi që po në këtë  mekanizëm janë investuar milionat, duke filluar kështu na personelin profesional me gjykatës e prokuror, por edhe  hetimet e ndjeshme të cilat kanë filluar disa vite më parë”, është shprehur analisti politik Hidajet Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat