Flasin nga AAK, tregojnë se a do ta pranojnë kërkesën e deputetit Kuçi për dorëheqje

Politika

Flasin nga AAK, tregojnë se a do ta pranojnë kërkesën e deputetit Kuçi për dorëheqje

Nga: N.H Më: 4 janar 2019 Në ora: 19:45
AAK

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, e ka bërë kërkesën për dorëheqje tek Grupi Parlamentar i AAK-së dhe një gjë e tillë pritet të shqyrtohet.

“Unë e kam bërë kërkesën në Grup Parlamentar të AAK-së dhe në parti dhe në mbledhjen e ardhshme të kryesisë do të merremi me këtë çështje. Unë mendoj se njëherë nuk mundet të bëhet sepse është votimi i buxhetit dhe po ashtu edhe jemi pa KQZ”, ka deklaruar Kuçi.

E, lidhur me ketë çështje, është deklaruar nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës.

Muharrem Nitaj për gazetën “Bota sot”, ka thënë se deputeti Kuqi në premtimin e tij e ka pasur për bazë Kosovën dhe obligimet që duhet të përmbushë ajo në raport me liberalizimin e vizave.

Image
Muharrem Nitaj

“Blerim Kuçi ka bërë një premtim publik për tërheqje nga posti i deputetit nëse deri për vit të ri nuk liberalizohen vizat. Dhe ai ka bërë një kërkesë për tu tërhequr nga posti i deputetit meqë ky premtim nuk është realizuar. Por, Kuçi në premtimin e tij e ka pasur për bazë Kosovën dhe obligimet që duhet të përmbushë ajo në raport me liberalizimin e vizave”, ka thënë Nitaj.

Deputeti i AAK-së ka nënvizuar krejt në fund se kërkesa e deputetit Kuçi do të refuzohet.

“Ne nuk e kemi shqyrtuar kërkesën e deputetit Kuçi ende, por e di saktë se ajo nuk do të pranohet. Kuçi nuk ka asnjë obligim as moral as politik që të japë dorëheqje nga posti i deputetit, sepse edhe ai edhe partia që i tako, i kanë përmbushur krejt obligimet për liberalizimin e vizave. BE ndoshta do të reflektojë me disa muaj vonesë. Kërkesa e deputetit Kuçi do të refuzohet”, ka përfunduar deputeti Muharrem Nitaj për gazetën “Bota sot”.

Ndryshe, kujtojmë se deputeti i AAK-së, Blerim Kuçi me 23 janar të vitit që e lamë pas kishte deklaruar se nëse në vitin 2018 nuk bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën ai do të japë dorëheqje nga posti që e mbanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat