Pse Thaçi e Veseli nuk e lajmëruan Azem Vllasin se e kishte jetën në rrezik nga “Syri i popullit”? - Bota Sot
Pse Thaçi e Veseli nuk e lajmëruan Azem Vllasin se e kishte jetën në rrezik nga “Syri i popullit”?

Politika

Pse Thaçi e Veseli nuk e lajmëruan Azem Vllasin se e kishte jetën në rrezik nga “Syri i popullit”?

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 5 janar 2019 Në ora: 08:12
Foto ilustruese "Bota sot"

“Është për tu çuditur se si zotni Hashim Thaçi, tashmë i dëshmuar si një rrenacak nuk e kishte llogaritur edhe një kundër pyetje pse atëherë nuk e lajmëroi edhe zotni Azem Vllasin për të shpëtuar edhe ai. Akuzat të cilat i drejtohen individëve kryesor me të cilët identifikohet VV-ja nuk është asgjë tjetër pos një mjerim njerëzor i zotni Thaçit i cili është shndërruar në palaço”, vlerëson Tali.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se prapa organizatës kriminale “Syri i Popullit”, qëndron kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, Sadri Ramabaja dhe Glauk Konjufca.

Ai këto komente i ka bërë në seancën gjyqësore ndaj rastit “Syri i Popullit”, ku ishte ftuar si dëshmitarë.

"Më herët kam pasur indikacione prej autoriteteve që prej nxitësve të miqve të Kosovës që kanë ardhur prej Serbisë ka pasur kanosje. Kanosje e vërtetë ka qenë prej organizatës "Syri i popullit". Jam informuar prej autoriteteve shtetërore, prej mekanizmave, ditë më parë para se të ndodhte atentati ndaj Azem Vllasi. E kemi përjetu rëndë unë edhe familja ime. Po unë e njoh Sadri Ramabajën. Nuk e njoh Murat Jasharin, por kam dëgju për të. Mbrapa kësaj organizate qëndrojnë Sadria, Glauk Konjufca dhe Albin Kurti. Për mua nuk ka qenë shqetësuese vlerësimi por kërcënimi dhe paralajmërimi për vrasje. Janë fjalë që i kam dëgjuar me veshët e mi, nga Glauk Konjurfca në një seancë në kuvend, që këta njerëz duhet me i vra, dhe pastaj ka ndodhur rasti”, ka thënë Thaçi.

Deklaratat e presidentit Thaçi nga analistë dhe përfaqësues të partive,  vlerësohen të jenë sikurse në kohën e UBD-së, kur akuzonin dhe dëshmonin falls.

Bashkëbiseduesit e gazetës “Bota sot”, vlerësojnë se këto deklarata tregojnë se sa antikushtetues është presidenti Hashim Thaçi.

Tali: Pse Thaçi nuk e lajmëroi edhe Azem Vllasin për të shpëtuar edhe ai

Image
Driton Tali

Ish-deputeti i Kosovës, Driton Tali thotë se, dëshmia e Thaçit dhe deklaratat e tij e kanë përkeqësuar edhe më shumë atë.

“Zotni Hashim Thaçi, ka kohë që e “ka humb udhën në oborr”. Dalja e tij dhë dëshmimi i tij së fundmi në gjykatë për rastin “Syri i Popullit”, veçse e ka ulë restandardin e tij të përkeqësuar sa e sa vite. Ishte mjerim me pa një njeri që rren, se si akuzonte në mënyrë fallce. Kjo dëshmon standardin e përkeqësuar të zotni Thaçit pa argument, pra faktin e një presidenti edhe për më keq një prej themeluesve apo figurave kryesore të UÇK-së, (siç thotë ai). Kjo deklaratë ma ka quar mallin sikurse në kohën e UDB-së, kur dilnin disa dhe dëshmoni fallc për t’i akuzuar njësitet e kohës”, thotë Tali për gazetën “Bota sot”.

Ai çuditet se pse Thaçi nuk e kishte llogaritur edhe një kundër pyetje dhe pse nuk e lajmëroi edhe Azem Vllasin për të shpëtuar edhe ai, kurse akuzat ndaj VV-së i quan mjerim njerëzor të presidentit.

“Është për tu çuditur se si zotni Hashim Thaçi, tashmë i dëshmuar si një rrenacak nuk e kishte llogaritur edhe një kundër pyetje pse atëherë nuk e lajmëroi edhe zotni Azem Vllasin për të shpëtuar edhe ai. Akuzat të cilat i drejtohen individëve kryesor me të cilët identifikohet VV-ja nuk është asgjë tjetër pos një mjerim njerëzor i zotni Thaçit i cili është shndërruar në palaço”, vlerëson Tali.

Ai pohon se, kundërshtarët politik ka mënyra tjera se si të luftohen me veprimtaritë e tyre, dhe nuk është korrekte në demokraci që të dilet dhe të dëshmohet fallco dhe të akuzohet.

“Kjo ka qenë karakteristikë e UDB-së dhe OZNAS, është kohë e kaluar, se dikush të pengon politikisht nuk do të thotë që edhe ta etiketosh dhe sulmosh në karakter dhe dinjitet”, përfundon ish-deputeti i Kosovës, Driton Tali.

Abazi: Thaçi dëshiron konflikt dhe të paraqesë LVV si armikun e tij

Image
Haki Abazi

Ndërsa, analisti politik, Haki Abazi thotë se, deklaratat e Thaçit për Vetëvendosjen tregojnë se sa antikushtetues ky president është.

“Ai nuk prezanton unitetin e vendit, përkundrazi është kreu i një strukture të klanit PRONTO dhe bashke me Kadri Veselin kanë udhëhequr SHIK që është i apostrofuar edhe në deklaratat e dëshmitarëve si organizatë kriminale që ka dorë në vrasjen e shumë patriotëve shqiptarë gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Deklaratat e tyre janë skandaloze, paraqesin përzierje në sistemin e drejtësisë dhe ndikojnë në veprimin e gjykatave. Vet Thaçi në raportet e NATO-s dhe raportin e Dick Martit përmendet si njeriu që ka udhëhequr me raste kriminale”, thotë Abazi për “gazetën “Bota sot”.

Ai shprehet se, puna e tij dhe njerëzve të afërt me të përfshirë edhe vëllezërit e tij ka krijuar shumë kokëçarje dhe e ka dëmtuar edhe imazhin dhe pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ka shkaktuar polarizime dhe fragmentim të skenës politike.

“Pasuria e Presidenti Thaçi dhe klanit të tij gjithashtu ka prejardhje të dyshimtë. Vetëm vitin e kaluar ai dyshohet se është i përzier në kidnapimin e njerëzve të nacionalitetit Turk, ka bërë dhe vazhdon të bëjë fushatë negative ndaj personaliteteve të shquara të shoqërisë sonë përfshirë edhe lobim për të limituar fushën e veprimit politik e diplomatike, ai ka shënuar me miliona euro të buxhetit publik për kompani dhe persona të cilat janë bërë të ditura nga hetimet e komisionit parlamentar”, thekson ai.

Abazi thotë se, me paratë publike ka paguar edhe librat që përmbajnë fakte të rrejshme.

“Ky president nuk pranohet si i tillë gati nga askush në politiken ndërkombëtare dhe ky ka sjellë izolimin e vendit. Nga e gjithë këto fakte, është president Thaçi dhe Kadri Veseli që janë problemi i Kosovës nuk është Lëvizja Vetëvendosje dhe udhëhqësia e saj. Është e qartë që Thaçi dëshiron konflikt dhe të paraqesë LVV si armikun e Thaçit për të mobilizuar partizanet politikë që ata të përkrahin atë në rast të akuzës nga Gjykata Speciale. Këto metoda të liga i kemi parë edhe në vendet tjera por mendoj që tani është e qartë edhe për faktorin ndërkombëtarë që Thaçi shërbehet me propagandë dhe lajme të rrejshme, askush nuk i beson atij dhe njerëzve rreth tij që kanë kapur shtetin”, përfundon Haki Abazi.

Organizata e ashtuquajtur “Syri i Popullit” është produkt 99% i AKI-së dhe SHIK-ut

Ndërsa ish anëtari i SHIK-ut Naim Miftari thekson se, organizata e ashtuquajtur “Syri i Popullit” është produkt 99% i AKI dhe SHIK-ut, duke shfrytëzuar njerëzit e zhgënjyer, njerëzit e varfër, mjerimin popullor por edhe duke shfrytëzuar njerëzit atdhetar nga familjet e dëshmorëve me probleme serioze shëndetësore.

Image
Naim Miftari

“Vet dëshmimi i presidentit Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit e tregojnë shumë qartë se ku ka qenë qëllimi. E qëllimi ka qenë që ta vulosin fatin e Murat Jasharit për gjithmonë pasi ky me disa letra publike i ka poshtëruar klanin e Rognerit dhe disa komandantë milioner. Personalisht unë e njoh atdhetarin Murat Jasharin, e kam takuar vet disa herë dhe baca Murat si njeri kush e njeh e din shumë mirë se nuk është i keq, nuk mundet asnjë milingone t`i bëj keq, e jo ti bëjë dikujt, por Muratit ju kanë afruar njerëz të presidentit afër. Secilin hap të Muratit e kanë ditur shumë mirë AKI-ja, së paku vitin e fundit para se ta arrestojnë.

Miftari thekson se, qëllimi pos eliminimin e Murat Jasharit ishte edhe etiketimi i kundërshtarëve politik të partive politike, të cilat e kundërshtojnë PDK dhe kundërshtarëve të biznesit të nëntokës përmes SP.

“Kjo, kinse kanë formuar lista e të fusin njerëz vend e pa vend dhe përmes këtyre listave e përfitojnë kinse pushtetarët, akoma kinse ne ju shpëtuam nga SP plus listat e likuidimit, shumica janë bërë në Prishtinë nga Hashim Thaçi me bashkëpunëtor pasi së pakut dy bashkëpunëtor të AKI janë njëri kishe i akuzuar dhe njëri që është në procedurë truri i SP. Etiketimi nga Hashim Thaçi për VV, kinse qëndron prapa Syrit të Popullit është i qëllimshëm dhe djallëzor, pasi Thaçi e din shumë mirë se po erdh në pushtet Albin Kurti do ta arrestonte menjëherë atë me bashkëpunëtor të vet për tradhti, krim të organizuar dhe si kreatorin dhe urdhëruesin e qindra vrasjeve në Kosovë”, pohon Miftari.

Pse nuk u lajmërua Vllasi për rrezikun?

Ai shprehet se, deklarata e Veselit se AKI e kishte lajmëruar dy – tri ditë para se të plagosen Azem Vllasi, se mund të jetë cak i atentatit nuk është e vërtet pasi me muaj edhe ndoshta 1 vit më herët ka pasur informacione nga bashkëpunëtorët brenda të ashtuquajturit Syri i Popullit.

“Këtu bëhet pyetja se pse Thaçi dhe Veseli paskan pas informacione nga AKI se do të ketë atentat kundër tyre, pse AKI nuk e lajmëroi edhe Azem Vllasin se po përgatitet vrasja kundër tij, apo Azemin e kanë pasur “mijush” të laboratorit të eksperimenteve që me një guri ti eliminojnë dy zogj. AKI me këto deklarata të Thaçit dhe Veselit po del se është agjenci private por jo agjenci shtetërore dhe pyetja që duhet me u zbërthy është se kush e futi në krye të listët Azem Vllasin i ndjekur dhe i dënuar politik nga Serbia, njeri që 38 vitet e fundit nuk kishte as fuqi ekzekutive por as fuqi politike kush e futi Azemin në krye të listës. E futi Murat Jashari, se besoj që e njeh, apo e futën në listë Hashim Thaçi me dostat e vet të “Syrit të Popullit” AKI dhe SHIK. “Syri i Popullit” është prodhim i pushtetit për me i qyru hesapet me konkurrentët dhe me i eliminu me ligj kundërshtaret politik dhe të biznesit, do të thotë parave të korrupsionit. Rreziku i madh i Kosovës vjen nga BIA serbe dhe GRU ruse ,dhe nga bandat e Hashim Thaçit”, përfundon Naim Miftari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...