“Evropa bëhet me shqiptarët më prift se Papa”

Politika

“Evropa bëhet me shqiptarët më prift se Papa”

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 6 janar 2019 Në ora: 23:11
Foto ilustrim "Bota sot"

Megjithë premtimet e shumta nga qeveritarët për liberalizimin e vizave në vitin 2018, një gjë e tillë nuk ndodhi dhe shpresa për lëvizje të lirë duket se mbeti për vitin 2019.

Por, derisa presidencën e Bashkimit Evropian do ta marrë Rumania për gjashtë muaj, sa mund të pritet që liberalizimi të ndodhë këtë vit?

Njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se çështja e liberalizimit të vizave ka treguar paaftësinë e udhëheqësve tanë.

Abazi: 15 vjet me gënjeshtarja dhe nuk skuqen

“Çështja e liberalizimit të vizave si proces ka ekspozuar plotësisht paaftësinë e udhëheqësve të tanishëm kosovarë, mungesën e plotë të zbatimit dhe funksionimit të ligjit për të përmbushur kriterin kryesor, atë të luftimit të korrupsionit dhe krimit e organizuar që pothuajse është e pamundur sepse kjo i bie që këta që janë në pushtet, praktikisht ta vetburgosin veten dhe familjarët e tyre dhe në të njëjtën kohë ka ekspozuar se sa naiv janë dhe të painformuar disa nga zyrtarët”, është shprehur ai.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës kombëtare "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat