Rrahmani i LDK-së, i kundërpërgjigjet kryeministrit Haradinaj

Politika

Rrahmani i LDK-së, i kundërpërgjigjet kryeministrit Haradinaj

Nga: D. B Më: 7 janar 2019 Në ora: 10:35
Ramush Haradinaj dhe  Imet Rrahmani

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ditë më parë ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në këtë vit nuk është në interes të vendit.

Ai ka thënë se viti 2019 nuk do të jetë i lehtë për Kosovën pasi do të përballet me procesin e dialogut me Serbinë dhe Gjykatën Speciale.

Haradinaj ka ftuar dy subjektet më të mëdha opozitare, LDK-në dhe Lëvizjen Vetëvendosje, që të bashkohen në procesin e dialogut, duke thënë se askush nuk duhet të frikësohet nga ky proces.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Imet Rrahmani ka thënë për “Bota sot” se partitë në pushtet çdo herë nuk e shohin opsionin e zgjedhjeve si të dobishëm për vendin.

Image
Imet Rrahmani

Sipas tij, jo funksionaliteti i Kuvendit të Kosovës si organi më i lartë i cili pasqyron edhe raportet politike flet se zgjedhjet janë të domosdoshme, pasi ishte dashur që në fillim të zhvillohen zgjedhjet, para se të hyhej në këtë fazë të dialogut.

“Vetëm qeveria e dalur nga një proces i ri zgjedhor që do të përfaqësonte shumicën shqiptare do të kishte legjitimitet mjaftueshëm të besueshëm për firmosjen e marrëveshjes definitive me Serbinë. Kështu si është projektuar dialogu, formati i përfaqësimit dhe dallimet në qëndrime, kam frikë se Kosova mund të arrijë objektivat. E objektiv është arritja e marrëveshjes, pranimi në OKB dhe ruajtja e integritetit territorial. Krahas këtij procesi dialogues me mundësi të dëmit për shtetësinë, ne po harrojmë se gjithnjë e më pak popullit po ju intereson zgjidhja politike sa mendjen e kanë te migrimi për arsye ekonomike. Dëmet që shteti ka pësuar nga vendimet e pamatura të kësaj qeverie, në sferën e zhvillimit ekonomik, dhe në keq menaxhimin e buxhetit do të shihen më vonë dhe veshtarë se do të sanohen për dhjetë vjet qeverisje të mirë”, ka thënë deputeti i LDK-së Imet Rrahmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat