Ja viti i zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Politika

Ja viti i zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Nga: D. B Më: 7 janar 2019 Në ora: 12:03
Drita Millaku

Kurse deputetja e VV-së, Drita Millaku ka vlerësuar se Kosova gjendet në një pozitë shumë delikate dhe ky pozicion përveç tjerash është edhe i vështirë, pasi të tillë e ka bërë vet qeveria dhe veçanërisht presidenti i vendit.

Sipas saj, kjo pozitë delikate u bë për shkak të interesave personale e ka shtyrë vendin në një situatë shumë të senzibile ku rreziku bazë është qeverisja e tij dhe posaçërisht e Hashim Thaçit i cili duhet medoemos të hiqet nga kjo pozite.

“Unë mendoj se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe më pas të fillojë dialogun me Serbinë, i cili duhet të përgatitet mirë dhe të ketë një ekip meritor si në aspektin politik ashtu edhe në atë profesional. Paralelisht do të duhej të fillonin reformat dhe ndryshimet në aspektin e mirëqeverisjes. Ekipi negociator nuk ka legjitimitet ky ekip është formuar me vota të vjedhura. Por një jam e sigurt se në vitin 2019 do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë deputetja Millaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat