Mjegull e dështuar nga PDK-ja

Politika

Mjegull e dështuar nga PDK-ja

Më: 7 janar 2019 Në ora: 15:33
PDK

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, me deklaratat e tij kohëve të fundit u mundua që Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje, t’i fus në një “thes” si pengesa në shtytjen para të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, e me ç’rast t’ua hidhte fajin atyre nëse marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi përfundon si dështim për Kosovën.

Kjo luftë speciale e Kadri Veselit, e përkrahur edhe nga bashkëpunëtor të tij të PDK-së, nuk i eci siç duhet. Kryetari i LDK-së iu përgjigj ashpër Veselit duke e krahasuar këtë të fundit me Serbinë, si një provokatorë që po tenton ta dëmtojë imazhin e LDK-së.

Është vendim më si i duhur i LDK-së dhe Vetëvendosjes që të mos bashkohen në ekipin e dialogut në Bruksel. Nuk mund të ketë unitet me njerëz që në rend të parë e kanë interesin personal, sesa atë shtetëror.

Dinakëria e Shpend Ahmetit kinse po punon për të mirën e shtetit, madje po “merr përgjegjësi” të madhe që do ta përfaqësoj Kosovën në dialog, është veçse një politik e kamotshme e dështuar për të fituar vota që nuk kryen punë më.

Mospjesëmarrja e LDK-së dhe Vetëvendosjes në dialog, do të thotë se këto dy parti nuk duan të bëhen pjesë e skenarit të ndarjes së Kosovës. Të dy këto parti mund ta ndihmojnë Kosovën të dalë nga kjo krizë vetëm nëse e marrin në dorë të vetme, pa ndërhyrjen e personazheve aktuale.

Luftës Speciale ndaj LDK-së e Vetëvendosjes, me tendencë përçarjeje të këtyre dy partive, Kadri Veselit iu është bashkangjitur edhe këshilltari i Kadri Veselit si dhe zëvendëskryeministri nga radhët e PDK-së që njëherit është nënkryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Mirëpo, mençuria e LDK-së dhe Vetëvendosjes, nuk e lejojë që ta prishë këtë unitet “formal”, e që është i rëndësishëm në këtë kohë kur Kosova është në “udhëkryqin e marrëveshjeve”. Vetë LDK-ja është viktimë e tradhtisë nga PDK-ja, kështu që nuk do lejoj më tradhti.

Të gjithë e dimë se nëse marrëveshja Kosovë – Serbi do të ishte për t’u duartrokitur, PDK-ja asnjëherë nuk do i bënte ftesë LDK-së që të merr pjesë në dialog, gjithashtu edhe Vetëvendosjes. Ata, përkundrazi do të tentonin që këto dy parti t’i mbanin larg këtij “akti madhështor”.

Edhe deklarata e Veselit se Vetëvendosja dhe LDK-ja iu frikësohen zgjedhjeve, është kontraverse. Sondazhi i publikuar nga Vetëvendosja të dielën, e nxjerrë LDK-në të parën, të pasuar nga Vetëvendosja, ndërsa kreun e VV-së, Albin Kurtin si politikani më i dëshiruar nga populli për të qenë kryeministër.

Madje, kryeparlamentari Kadri Veseli është në dijeni se partia e tij ka pësuar disfatën më të madhe ndonjëherë në histori të PDK-së, në zgjedhjet e fundit lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat