Eliot Engel nuk do të bëjë dhe nuk do të shtyjë asgjë që e dëmton Kosovën

Politika

Eliot Engel nuk do të bëjë dhe nuk do të shtyjë asgjë që e dëmton Kosovën

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 7 janar 2019 Në ora: 23:40
Eliot Engel

“Zgjedhja e Engel në krye të Komitetit për Marrëdhënie me jashtë, sidomos edhe pas letrës së presidentit Trump, e fut Kosovën fuqishëm në agjendën e politikës së jashtme amerikane pikërisht në kohën kur neve si shtet na duhet më së shumti para marrëveshjes së paralajmëruar që ende na prezantohet si shumë e mjegullt”, ka përfunduar Musa Preteni për gazetën “Bota sot”.

Kongresisti amerikan Eliot Engel, është zgjedhur kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan. Zgjedhja e Kongresistit Eliot Engel si kryetar i Komitetit të Kongresit për Marrëdhënie me Jashtë po konsiderohet padyshim si një lajm i mirë për Kosovën, pasi që Kongresmeni Engel është dëshmuar tashmë si mik Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.

Nga opozita lidhur me zgjedhjen e mikut të madh të shqiptarëve në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë thonë se Kongresmeni Engel nuk do të bëjë dhe nuk do të shtyjë asgjë që e dëmton shtetin dhe popullin e Kosovës.

Ndërsa, shoqëria civile zgjedhjen e Engelit e quan si një sinjal të mirë para marrëveshjes finale të paralajmëruar me Serbinë.

Kongresmeni amerikan Eliot Engel ka siguruar edhe një herë se shteti i tij do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën. Ai edhe në deklarimin e tij të fundit, ka theksuar se do të punojë për të mirën e popullit amerikan dhe atij të Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës kombëtare "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat