Kush e vendosi taksën për Serbinë?

Politika

Kush e vendosi taksën për Serbinë?

Nga: G.B Më: 8 janar 2019 Në ora: 15:06
Foto ilustruese

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se taksën e kanë vendosur Enver Hoxhaj dhe Kadri Veseli dhe jo kryeministri Ramush Haradinaj.

Lidhur me këtë, sot në Bruksel Fatmir Limaj ka thënë se politikat bëhen nga koalicioni qeverisës dhe vendimet për ato politika i merr kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Vendimet shtetërore janë vendime shtetërore. Nuk ka vendime e propozime individuale. Qeveria është atje e ka një kryeministër, e ka një qeveri, një koalicion. Politikat i bon koalicioni, vendimet i merr Qeveria”, ka thënë Limaj në konferencë para gazetarëve në Bruksel.

Image
Blerim Burjani

Sipas tij kjo garë për të marrë meritat si për dialog si për çështje tjera nuk i bëjnë nderë askujt.

Për këtë, njohësi i çështjeve aktuale në vend, Blerim Burjani, ka thënë për gazetën “Bota sot” se nëse është siç tha presidenti, se taksa është vendosur nga Veseli e Hoxhaj, kjo tregon se kryeministri është mekanizëm i PDK-së.

“Propozimi për taksën 100% ishte i Kadri Veselit, më herët ishte i Enver Hoxhajt, kështu kishte deklaruar Thaçi. Ky është tregues i keq se Kryeministri aktual është mekanizëm i PDK-së për të kryer punë argati por jo vendimmarrësi”, është shprehur ai.

Sipas Burjanit, vendimi për taksën është i PAN-it, por që kryeministrin nuk po e pyet askush më asgjë.

”Është e saktë se ky mandat është i qeverisë për taksa, vendimi i qeverisë PAN është ky që është, është vendosur taksa, meritat i kanë të gjithë si qeveri PAN, është e saktë se askush se pyet për asgjë më kryeministrin aktual i cili është jo i aftë politikisht se për profesionalizëm nuk është fare i përgatitur për asnjë fushë se s’ka eksperiencë kurrfarë, pra vendimmarrja është e PAN”, ka deklaruar Blerim Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat