Hija e Gjykatës Speciale ndjekë kudo Thaçin

Politika

Hija e Gjykatës Speciale ndjekë kudo Thaçin

Nga: D.B Më: 8 janar 2019 Në ora: 15:49
Gjykata Speciale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ditë më parë ka deklaruar për Uashingtoni Post se “Kosova është gati të shqyrtojë heqjen e taksës për produktet serbe” edhe përkundër vendimit të qeverisë dhe deklarimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se Kosova do t’i heqë taksat vetëm pasi Serbia ta njohë Kosovën.

Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar analisti politik Faton Mehmeti, i cili ka thënë  për “Bota sot” e Thaçi duhet ditur doemos se nuk është kompetencë e Presidentit, që të heq taksën, apo të vendos takse ndaj dikujt, pasi kjo e drejte i garantohet vetëm ekzekutivit të vendit. 

“Në mungesë të kompetencave të kufizuara Thaçi po bën çdo përpjeke që të shfaqet si faktor kryesor në vend, duke tejkaluar kështu edhe kompetencat që i takojnë atij. Gjithë angazhimi i Thaçit lidhet me Serbinë që ka të bëjë me fatin e tij personal, dhe hija që e ndjek Gjykata Speciale. Frika që e ka Thaçi  nga kjo Gjykatë shpesh herë edhe po ia humb toruan presidentit, i cili po kërkon shpëtimin tek Vuçiqi. Thaçi beson se me një marrëveshje historike me Serbinë dhe duke qenë ai protagonist, do të mund të përfitonte amnisti nga Gjykata Speciale, si kompromise në emër të "marrëveshjes historike", është shprehur analisti Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

Sipas tij, nxitur nga kjo gjë Thaçi po tenton të dëshmohet si faktor numër një i ndërkombëtareve, dhe vetëm ai mund t'i lëvizë gjërat e të cilat po ia  m ‘vesh vetes edhe titullin e njeriut të besuar të ndërkombëtarëve.

“I nxitur nga qarqet antishqiptare, Thaçi me këtë rast po i ndihmon Serbisë që t’i arrijë objektivat e saja, duke dëmtuar Kosovën dhe imazhin e saj. Serbia nuk gjen dot njeri me të besuar dhe më lojal se Thaçi, nga i cili vetëm po përfiton në çdo aspekt. Dhe përderisa Kosova po shërben si një lum që po ujit etjen e Vuçiqit, Thaçi po i frikësohet edhe rritjes së popullaritetit të Ramushit me taksën ndaj Serbisë. Prandaj edhe po mundohet që të dëshmohet se ai është baba në vend, e jo Haradinaj. Thaçi është në konflikt me të gjithë, pasi po ndien se si nga brenda  ashtu edhe nga jashtë pesha e tij politike ka rënë përtokë, duke praruar  kështu edhe dominimi i tij në politikë”, është shprehur analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat